Kryetarja e shoqatës “AlbAccess Open” Enkeleida Fejzo e cila mundësoi këtë aktivitet theksoi se nevojat e tyre nuk mjaftojnë me kaq, por se ndihma dhe mbështetja që ne të gjithë duhet të japim për këta fëmijë duhet të jetë e vazhdueshme.

“Shoqëria jonë duhet të jap mbështetje të vazhdueshme për këta fëmijë, duke plotësuar nevojat dhe shërbimet ndaj tyre. Mjafton fare pak për ti bërë ata të buzëqeshin çdo ditë, e të mos ndihen ndryshe nga të tjerët, dhe për këtë ne duhet të jemi pranë tyre jo vetëm financiarisht por edhe fizikisht. Shoqata jonë do të jetë një krah mbështetës për këta fëmijë, duke ju gjendur pranë, jo vetëm në ditë feste, tha Enkeleida Fejzo. Shoqata “AlbAccess Open” ka zhvilluar edhe më herët aktivitete humanitare në ndihmë të fëmijëve në nevojë, siç ishte një vit më parë edhe mbështetja që dha për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, për festën e 1 Qershorit. Fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, janë ndjerë këtë Ditë Vere njëlloj të gëzuar dhe të barabartë si gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Ata kanë festuar dhe kanë marrë dhurata rrethuar nga dashuria e ngrohtësia e më të rriturve. Ka qenë shoqata AlbAccess Open që në bashkëpunim me drejtorinë e këtij Instituti kanë organizuar një aktivitet me karakter bamirës, ku krahas lodrave, kanë dhuruar për fëmijët edhe materiale të dobishme shkollore të cilat ju nevojiten atyre për të mësuar gjuhën e shenjave. Por krahas ndihmave në materiale didaktike.Për 115 fëmijë të këtij Instituti do të mundësohet edhe shërbim dentar falas në një nga klinikat private Diamond Denta në Tiranë. Në Institutit e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë në Tiranë, janë mbi 100 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, të nuk kanë aftësinë e të folurit e të të dëgjuarit, ndaj dhe mësojnë nëpërmjet gjuhës së shenjave të gjithë programin arsimor, që zhvillohet deri në klasë të nëntë. Përveç lëndëve të zakonshme, këtu bëhen edhe disa lëndë, që mund tu japin atyre një shpresë për të gjetur një punë në të ardhmen. Këto lëndë fillojnë në klasën e 6 dhe mbarojnë në të 9-ën, vit i cili është kufiri i arsimimit për këta fëmijë. Shumë pak prej tyre, me mbështetjen e familjeve, mund të sigurojnë një punë, të tjerët i rikthehen jetës së vështirë të mungesës së komunikimit, ndaj dhe ndihma shtetërore dhe e shoqërisë shqiptare në tërësi, duhet të jetë më e madhe për ta. Para së gjithash këta fëmijë kanë nevojë të integrohen mes nesh.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *