Poetët dhe artistët manifestuan poetikisht dhe artistikisht në datën 30 Shtator 2018 për një botë ndryshe në qendrën sociale “ Të jetojmë së bashku” Tiranë me drejtoresh poeten Mimoza Agalliu. Të gjithë përfaqësuesit të fjalës së talentuar, poetë, shkrimtarë, artistë, studiues që ishin prezentë në atë mjedis, sollën fjalën paqësore me një objekt dhe synim madhështor : “ Kontribut në ndryshimin e botës”

ENKELEIDA Z. FEJZO
Në këtë veprimtari pata nderin të marr titullin e Lartë Pegasian
POETJA-VEPRIMTARE E SHQUAR E SHOQËRISË CIVILE E VITIT 2017 ENKELEIDA Z. FEJZO
Me motivacionin: “E shquar në veprimtari: letrare, artistike dhe të theksuar shoqëror, kontribuuese në ide risi në trajtimin social, të shtresave shoqërore, nëpërmjet talentit të saj, me mesazhe kreative, ka ndikuar në nxitjen e proceseve volitive, sidomos të fëmijëve”.
Në këtë veprimtari ku në 120 vende të botës mbi 100.000 poetë, artistë në të njëjtën kohë, manifestuan me shpirtin e tyre poetik dhe frymëzues, me inteligjencë dhe paqësisht për një botë tjetër frymëmarrje, për një botë ndryshe, një botë humane, një botë pa prezencën e eliminimit njerëzorë, një botë të paqtë , ku spektër ka dashurin njerëzore, vëllazërimin universal, fjalën e lirë, një botë pa dhunë, pa luftëra, diktatorë, pa përfitues, një botë me parime etike, ku njeriu ta ndiej veten njeri.