Reflektimin ndaj qytetarëve për mos shpërdorimin e librit
“Shoqata “AlbAccess Open” prej 3 vjetësh ka ndërmarë misionin e futjes së literaturës artistike, historike, letrare, shkencore dhe enciklopedike në biblioteka publike, pasi ne jemi të bindur se lexuesi do gjithnjë pasurimin e tyre. Kryetarja e shoqatës “AlbAccess Open” Enkeleida Z. Fejzo është angazhuar në pasurimin e bibliotekave jo vetëm në burgje por edhe në biblioteka kombëtare me libra, mjete didaktike, dhe krijimin e mundesive për promovimin mes lexuesit dhe autorëve vendas dhe të huaj.
Inisiativa e kësaj shoqate për pasurimin e bibliotekave është aktualisht njē nga veprimtaritë kryesore të misionit të saj që tashmë është shtrirë në disa nga bibliotekat e vendit, pasi leximi i tij do t’u shërbejë lexuesit të ri dhe atij besnik, jo vetem për kalimin e kohës, pasurimin me dije, por edhe nxitjes për komunikimin me mjedisin e jashtëm, reflektimin ndaj qytetarëve për mos shpërdorimin e tij. Ky angashim i pazakontë ka gjetur përkrahje dhe është vlerësuar edhe nga institucione të ndryshme ku është vleresuar me certifikata falenderimi dhe mirënjohjeje pasi nisma të tilla duken se janë të pakta në ditët e sotme.

Kryetarja e shoqates “AlbAccess Open” Enkeleida Z. Fejzo nga znj. Elma Rama, drejtore e Bibliotekes Publike “Shevqet Musaraj” Vlorë
Një tjetër certifikatë mirënjohjeje merr kryetarja e shoqatës “AlbAccess Open” Enkeleida Z. Fejzo nga Znj. Elma Rama, drejtore e Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” në Vlorë. Lidhur me këto vlerësime Enkeleida shprehet me modesti se falenderimi dhe mirënjohja për këtë veprimtari ështē njē nxitje dhe njē rast për njē bashkëpunim më të ngushtë me bibliotekat publike për t’i përfshirë ato në qarkullimin e librit edhe në këto institucione.
Lidhur me këtë veprimtari simbolike, vetë drejtoresha e Bibliotekes Publike “Shevqet Musarai” thotë se: “Një libër i dhuruar është një akt fisnik”, sipas zonjës Elma Rama, një kontribut sado i vogël në këtë drejtim, është një vlerë shumë e madhe dhe se “kush dhuron një libër, dhuron një trëndafil” dhe ne së bashku mund të bëjmë shumë e më shumë.
Misone të tilla kanë nevojë për nxitje dhe bashkepunim pasi libri është udhërrëfysi më i mirë drejt kulturës dhē humanizmit.
Zonja Elma Rama, në emër të stafit të Bibliotekës Publike “Shevqet Musarai” falenderoi Enkeleida Z. Fejzon për inisiativën e saj fisnike dhe premtoi një bashkëpunim më të ngushtë në drejtim të qarkullimit të fondit të literaturës.


Kryetarja e Shoqatës AlbAccess Open Enkeleida Z.Fejzo

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!