Së bashku kundër punës dhe trafikimit të fëmijeve

“Së bashku kundër punës dhe trafikimit të fëmijeve” një aktivitet i cili bëri bashkë përfaqësues të Prefektures, të Drejtorisë së Policisë, Qendrës Shëndetesore 7/2 të qarkut Durrës si dhe Shoqata “AlbAccess Open” në Qendrën Komunitare Multifunksionale Nishtulla Durrës. 12 qershori shënon ditën botërore kundër punës së femijëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në 2002 si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve.

Kryetarja e Shoqatës “Albaccess Open” Enkeleida Z.Fejzo u shpresh se: kërkohet vëmendja e të gjithëve në një ditë si kjo, për të bërë apel dhe për të reflektuar në parandalimin e tij, duke përfshirë të gjithë shoqërinë, që nga nivelet më të larta të politikbërjes deri te individët të cilët luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë. Pjesmarrja e fëmijëve ose e adoleshentëve në punë që nuk ndikon në shëndetin dhe zhvillimin e tyre personal, ose që nuk ndërhyn në shkollimin e tyre, në përgjithësi konsiderohen si pozitive.

Çfarë është trafikimi i personave (qenieve njerëzore)?

Trafikimi i personave është krim dhe forma më e rëndë e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Shfrytëzimi për trafikim bëhet në disa nga mënyrat: shfrytëzim për prostitucion ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual; shfrytëzim për punë; shfrytëzimin e fëmijëve dhe grave për lypje; martesat e detyruara; shfrytëzimin e fëmijëve apo të rriturve për kryerjen, si: vjedhja, shperndarja e drogës etj; transplantimin e organeve etj.

Në këtë aktivitet u ndalëm pikërisht në problematikat dhe mbi format më të këqija të punës së fëmijëve ku u përfshinë tematika veçanërisht për fëmijët që punojnë në rrugë të cilët janë të parët që ekspozohen ndaj rreziqeve të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual.

Nën moton “Së bashku kundër punës dhe trafikimit të fëmijeve” shoqata luajti dy  pjesë teatrore për fëmijë “Kozeta” shkruar nga Viktor Hygo dhe “Shitësja e vogël e shkrepseve” fabul nga Hans Christian Andersen. Të dyja pjesët knë në brendësi të tyre  kanë  një  kuptim  moral, një  domethënie  të  nënkuptuar, një  mesazh  mbi  të  cilin  mund  të  reflektojmë, ku ndikoj dhe në anën psikologjike të fëmijëve.

 Pjesë teatrore për fëmijë “Kozeta” shkruar nga Viktor Hygo dhe “Shitësja e vogël e shkrepseve” fabul nga Andersen

 Aktiviteti u mundësua dhe u mbështetet nga shoqata “Albaccess Open” ku si shumë organizata të tjera janë në mbrojtje të fëmijëve dhe kanë apeluar gjithnjë në konferencea të përbashkët duke hartuar plane konkrete me qëllim minimizimin e këtij fenomeni. Pjesëmarresit dhe të ftuarit informuan, diskutuan dhe përcollen mesazhe kuptimplota nga/për prindërit, komunitetin, institucionet dhe organizatat.

Shoqata “AlbAccess Open” në Qendrën Komunitare Multifunksionale Nishtulla Durrës

6 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *