Nga Enkeleida Z. Fejzo

“PEGASI “ SHQIPTAR “LINDI” NË GJIROKASTËR

LNPSHA Pegasi Albania.


Pegasi shqiptar “lindi” me 23 korrik të vitit 1996, por veprimtarine e tij të fuqishme e filloi me 23 korrik të vitit 1998. Ideja për të krijuar këtë organizëm letrar, kulturor dhe artistik ka lindur që në vitin 1993 , ku në mënyrë sporadike, organizonin veprimtari letrare , kulturore dhe artistike. Ishin një grup krijuesish dhe artistësh të talentuar nga trevat e Jugut të Shqipërisë, por kryesisht nga Gjirokastra , të cilët, të cilat e donin letërsinë dhe artin ndryshe; kishim synimet e tyre, mendimet e tyre, kërkonin lirshmërinë në të shkruar, duke e aplikuar atë me formate e trajta të bashkëkohësisë larg trajtave, trukeve, kornizave… Kishin ëndërr të bënin shkëmbim universal të vlerave në plan ndërkombetar. Ky ishte mendimi dhe synimi i tyre, të tregonin vlerat e tyre reale, të konkurronin dhe ja, sot, Pegasi shqiptar është plot frymëmarrje, vital. Kjo rrugë e përshkruar nuk ishte e lehtë , kurrsesi….Por ata vijuan të ecin me shpejtësi, me dinamizëm…Në Pegas kanë dhënë kontribut të gjithë anëtarët dhe anëtaret e tij dhe simpatizantët , të cilët nga viti ne vit janë shtuar në cilësi dhe në numër.

Në kuadrin e 23 korrikut , ditëlindjes së Pegasit shqiptar është mbyllur konkursi për nder të 25 vjetorit të LNPSHA PEGASI ALBANIA me sukses të plotë. Mbi 1800 pjesëmarrës nga afërsisht 124 shtete. Rekord historik. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ky është një tregues vlerësues për ne.
Kur shohim sa jemi rritur në mirëfillesi dhe në numër, kur takohemi në veprimtari, kur demonstrojmë talentin, kur takohemi virtualisht, shprehemi dhe falënderojmë njëri – tjetrin se dimë të punojmë, ndjejmë sadisfaksionin, se jemi të lidhur. Në pikëtakimet tona të bukura progresojmë. Kjo na kënaq të gjithëve pegasianë dhe pegasiane. LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, gjatë gjithë veprimtarisë së saj 25 vjeçare, i ka dhënë rëndësi përgatitjes dhe botimit cilësor të librit. Tashmë, është ekzistenciale Katedra e me redaktorë profesionistë dhe përkthyesi. Përmbyllje inteligjente. 25 vjet, njē çerekshekull “PEGASI” ALBANIA…Le të ndezim YJE…

Në kuadrin e 25 vjetorit të Pegasit, është organizuar dhe konkurs artistik( pikturë, skulpturë, gdhendje, qendisje). Po në këtë ditë përfunduan punimet e Simpoziumit të 12-të Ndërkombëtar të Lnpsha Pegasi Albania kryesuar nga Presidenti Prof. Kristaq F. Shabani në Gjirokastër.

Urime për AKademia Alternative Pegasiane Albania dhe themeluesit të saj Prof. Dr. Kristaq F. Shabani, për 25 vjet punë në krye të këtij institucioni të njohur, duke çuar artin, letërsinë dhe kulturën në të katër anët e botës!
Urime Pegasianeve në Atdhe dhe anëtareve të saj anë e mbanë diasporës shqiptare!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *