Përgatiti E. Fejzo

Një shtator i paharruar ishte ky i këtij viti për të gjithë ata që kanë pasur ëndërr të shijojnë live këngët e ikonës së muzikës greke, Glykeria. Shoqata “ALBACCESS OPEN” me kryetare Enkeleida Z. Fejzo me mbështetjen e Bashkisë Tiranë mundësoi ardhjen e këngëtares GLYKERIA me një bandë prej 14 muzikantësh, enkas për në Tiranë, drejtuar nga kompozitori dhe muzikanti shqiptar Dasho Kurti, i cili është dhe koncertmaestër i Janis Parios Jorgo Dallaras.

Këngëtarja greke Glykeria me Kryetaren e Shoqatës “ALBACCESS OPEN” Enkeleida Z. Fejzo

“Mirë se erdhët” …përshëndeti në shqip diva e muzikës greke Glykeria publikun e Tiranës ku sapo u ngjit në skenë, ndërkohë që në sfond ishin tingujt e muzikës greke miksuar nën drejtimin e muzikantit  elbasanas Dasho Kurti.

Ajo solli në datën 15 shtator një atmosferë fantastike në parkun e Liqenit, duke interpretuar edhe dy këngë të mirënjohura arbëreshe, “Lule lule” dhe “Moj e bukura Moren”, një prej këngëve që konsiderohet edhe si një simbol i rëndësishëm i arbëreshëve, erdhi nga zëri i saj në gjuhën shqipe këngë e cila ngriti në këmbë dhe e shoqëruan në kor edhe nga të pranishmit që kishin mbushur Amfiteatrin e Tiranës.

Gjatë koncertit ajo solli dhe disa këngë të saj më të famshme në greqisht si “Sagapo giati” eisai orea”, “Mekri na vroume ourano”, “ Giftopula sto Hamam, Gonia gonia” etj.

Glykeria  është një ndër këngëtaret më të suksesshme në historinë e këngës popullorre ku me një fustan të bardhë në mënyrë të paqtë ndezi atmosferën me një program plot surpriza, ku si asnjëherë më parë në një koncert me muzikë greke u këndua edhe shqip dhe u luajtën disa melodi të miksuara shqiptare dhe greke. Në Amfitetarin te Kodrat e  Liqenit atë natë ajo solli nota të ngrohtë fqinjësie tek publiku ku nuk pushuan së kënduari , kërcyer dhe duartrokitur per dy orë rresht.

Glykeria është një këngëtare e rrallë me një repertor të pariprodhueshëm për shkak të cilësisë së lartë artistike dhe vokalit karakteristik të saj. Ajo është cilësuar edhe si këngëtarja e preferuar e të madhit Teodorakis, “babai” i muzikës greke, i cili ka kompozuar dhe 70% të këngëve të saj.

Ajo njihet edhe si këngëtarja më internacionale pasi gjysmën e kalendarit vjetor gjendet në ture të ndryshme nëpër botë, nga Australia në Kanada e ShBA, Angli dhe në të gjithë Europën. Ajo nuk e ka fshehur pozitivitetin që ka karshi vendit tonë, madje edhe njerëzit më të afërt me të cilët ajo bashkëpunon janë shqiptarë. Glykeria është fituese edhe e shume trofeve të rëndësishëm në Greqi dhe jashtë saj. Është cilësuar dhe një nga 5 këngëtaret më të mira në historinë e këngës popullore greke. Ardhja e Glykerisë në Tiranë ishte një privilegj ku Greqia dhe Shqipëria  komunikuan në të njëjtën gjuhë, me një gjuhë që e kuptojnë të gjithë, gjuhën e muzikës, gjuhën e së bukurës, gjuhën e paqes, dashurisë dhe të këngës!

3 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *