Librat janë për njerëzit që urojnë të ishin diku tjetër (Mark Twain)

Në kuadrin e shtrirjes së nismës “Pasurimi për pajisjen e bibliotekave në burgje”, duke menduar këtë si një ndihmesë për të qenë të gjithë pranë librit. Ky kontribut po përpiqet të sjelli vlera kulturore, artistike, argëtuese duke dhuruar gjithashtu dhe një fond të ri, edhe një ndihmesë të bukur shpirtërore, në kushtet ku ekzekutohen vendimet gjyqësore.
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Vlorë ishte një tjetër ndalesë ku u diskutua me stafin për shumë probleme sociale dhe profesionale duke qenë të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunime, dhe pranon ndihmesa të tilla që u shërbejnë të dënuarve. Nuk do të ndalet këtu, por do të mirëpresë dhe do të mbajë të hapur komunikimin dhe kërkesat nga ana e I. E.V,P. Vlorë.
Kryetarja e Shoqatës “ALBACCESS OPEN” znj. Enkeleida Z.Fejzo u shpreh se: Gjithë kjo nisëm e kësaj shoqate përfshihet duke bërë edhe më tepër përpjekje tërësore psikologjike ku arrihet edhe qëllimi për njohjen, duke ju treguar se të gjitha krijesat njerëzore priren nga ligji i detyrueshëm i instiktit. Ndryshimet varen nga shumë nga kushtet e veçanta të jetës së brendshme, do të kontribuojmë në qëllimin pozitiv, me kapacitetet e mundësitë që do të kemi, për të realizuar nevojat dhe kërkesat bashkëkohore për përparimin e shoqërisë qytetare kudo gjenden.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!