Përgatiti: Enkeleida Z. Fejzo

“Festa e Verërave dhe Gështenjës”, në Pogradec

Shoqata ”ALBACCESS OPEN” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec organizoi në datat 29 dhe 30 tetor  festën e promovimit të  produkteve tradicionale vendase ku ishte dhe fokusi kryesor i festës së “Verërave dhe gështenjave”, që u zvillua në qytetin e Pogradecit.E kthyer tashmë në traditë në qytetin e Pogradecit, kjo festë e përvitshme që tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë në qytetin juglindor të vendit, vizitorë të shumtë dhe turistë të huaj të cilët shijojnë produktet vendase.Dy ditë dhe netë  të mbushura me aktivitete dhe shije të veçantë ushqimesh tradicionale të zonës, ishin një ftesë e hapur për të gjithë vizitorët, që të zgjidhin Pogradecin këtë fundjavë”, ku si  pjesë të saj kishte edhe konkurse për poezitë, pikturat dhe verën e kuqe e të bardhë më të mirë.

Festa u shëndrua në një magji të bukur me verë buti, gështenja të pjekura dhe nën tingujt e një koncerti të larmishëm muzikor. “Edhe këtë vit nuk munguan tezgat në shërbim të të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të tregtojnë verën e tyre apo produkte ushqimore tradicionale. Po ashtu, bizneseve u krijua mundësia që të promovojnë gatimet e tyre tradicionale, punimet artizanale si dhe të vendosin kontakte për shitjen e prodhimeve të zonës në tregje të reja.Prodhimi i verës mbetet një traditë për qytetin e Pogradecit, ndërsa verërat pogradecare në vite, kanë marrë edhe disa çmime ndërkombëtare.

Juria ka degustuar verërat që janë bërë pjesë e konkursit të Festës së Verërave dhe Gështenjës dhe ndau tre çmime për: Vera më e mirë e kuqe artizanale; Vera më e mirë e bardhë artizanale dhe çmimi i Kantinës më të mirë. Cmime për poezin dhe pikturën më të mirë. Në prag të dimrit vera dhe gështenjat janë dy elementët mikpritës të Pogradecit ndërsa në vitin e 27 të kësaj festë nuk ka munguar as atmosfera që ka bërë bashkë shqiptarë nga të gjitha qytetet për të provuar verën e butit poradecare dhe gështenjat e pjekura. Të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit të pranishmit patën mundësinë të shikonin të improvizuara edhe qilarët e butet e poradecarëve të vjetër.