Intervistoi E. Sina

– Si mendon, kush është më i zgjuari: ai që di, apo ai që ka?

– Ai që di të ketë!

– Sa të vështira ka në këtë botë?

– Për disa, aq sa parti krijohen…

– Cila është gjëja më ë lehtë?

– Të japësh këshilla.

– Po gjëja më e vështirë?

– T’i zbatosh vetë këshillat që u jep të tjerëve.

– Si mund të ngushëllohesh kur humbet një dashuri?

– Duke menduar se ka disa më fatkeqë, që dashurinë nuk e humbasin dot, pasi nuk e kanë shijuar kurrë…

– Kur e ke ndier veten më të lumtur?

– Atëherë kur ëndërrova sikur kisha krijuar ndenjën e njërëzve të lumtur…

– Po më fatkeq?

– Kur u zgjova të nesërmen…

– C’do të thotë të jesh parimore?

– Të mos mungoj asgjë, përveç parimeve!

– A mund të ketë diplomat hipokriti?

– Posi jo…sepse edhe diplomati tjetër mendon e tjetër thotë…

– Pse mendon se e vërteta duhet përsëritur shpesh?

– Sepse shpesh përsëritet edhe gënjështra.

– Cili profesion të duket më i pëlqyeshëm?
– I kam zili veterinerët, klientët e tyre nuk ankohen dhe nuk i kritikojnë kurrë, edhe kur veterinerët gabojnë!

– Sikur ta filloje jetën sërsht, çfarë profesioni do të zgjidhje?

– Do të bëhesha astronaut, të jetoja në Hënë dhe t’i kaloja pushimet verore në planetin Mars…

– Dëshiron më mirë të kesh një mik të zgjuar apo një mik budalla?

– Dëshiroj të kem miq dhe armiq të mençur!

– Cili mendoni se është sekreti i jetë së gjatë?

– Të mos i numurrosh kurrë vitet që ikën, dhe ti shumëzosh orët e ardhshme.

– Sikur nuk mu duke shumë e kënaqur nga përgjigjet që më ke dhënë deri më tani?

– Që të japësh përgjigje të zgjuara duhet të dëgjosh më parë pyetje të mençura.

– Cila mendon se është gjëja më e rëndësishme?

– Që vdekja të na gjej gjallë!