
Një tjetër Certifikatë Vlerësimi merr kryetarja e shoqatës “ALBACCESS OPEN” Znj. Enkeleida Z. Fejzo në shënjë falenderimi dhe mirënjohje: “Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu” nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Vlorë. Ishte një tjetër vëmendje nga shoqata për këtë institucion, ku u diskutuan me drejtorin Engjellush Avdulaj dhe me stafin e edukimit e të shërbimit për shumë probleme sociale dhe profesionale. Duke qenë të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunime, dhe pranon se ndihmesa të tilla që u shërbejnë të dënuarve nuk duhet të ndalen. As nga ana e shoqatës nuk do të ndalen këtu, por do të mirëpresë dhe do të mbajë të hapur komunikimin dhe kërkesat nga ana e I. E.V.P. Vlorë.
Lidhur me këtë vlerësim Enkeleida shprehet me modesti se falenderimi dhe mirënjohja për këtë veprimtari ështē njē nxitje dhe njē rast për njē bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha I.E.V.P-të në Shqipëri. Në kuadrin e shtrirjes së nismës “Pasurimi për pajisjen e bibliotekave në burgje”, duke menduar këtë si një ndihmesë për të qenë të gjithë pranë librit. Ky kontribut po përpiqet të sjelli vlera kulturore, artistike, argëtuese duke dhuruar gjithashtu dhe një fond të ri, edhe një ndihmesë të bukur shpirtërore, në kushtet ku ekzekutohen vendimet gjyqësore.
Kryetarja e Shoqatës “ALBACCESS OPEN” znj. Enkeleida Z.Fejzo u shpreh se: Gjithë kjo nisëm e kësaj shoqate përfshihet duke bërë edhe më tepër përpjekje tërësore psikologjike ku arrihet edhe qëllimi për njohjen, duke ju treguar se të gjitha krijesat njerëzore priren nga ligji i detyrueshëm i instiktit. Ndryshimet varen nga shumë nga kushtet e veçanta të jetës së brendshme, do të kontribuojmë në qëllimin pozitiv, me kapacitetet e mundësitë që do të kemi, për të realizuar nevojat dhe kërkesat bashkëkohore për përparimin e shoqërisë qytetare kudo gjenden. Misone të tilla kanë nevojë për nxitje dhe bashkepunim pasi libri është udhërrëfysi më i mirë drejt kulturës dhē humanizmit.

Certifikatë Vlerësimi Kryetarja e Shoqatës “ALBACCESS OPEN” Znj. Enkeleida Z. Fejzo në shënjë falenderimi dhe mirënjohje: “Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu” nga I.E.V.P Vlorë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!