Janis Parios në Tiranë është një ngjarje artistike e përmasave ndërkombëtare që do të rikthejë në Tiranë një nga zërat më unikë të botës së artit grek, këngëtarin me famë botërore Janis Parios. Koncertin e parë në Tiranë e ka dhënë para viteve 90-të dhe tashmë rikthehet si simbol i këngës greke dhe artist i jashtëzakonshëm me një repertor të gjerë dhe që njihet gjerësisht nga publiku shqiptar, kjo e lidhur me zhvillimet shoqerore, sociale dhe kulturore që kanë shoqeruar marrëdheniet mes dy vendeve.

Janis Parios ka punuar me shumë nga kompozitorët kryesorë grekë, duke përfshirë Manos Loizos, Giorgos Hatzinasios, Stavros Xarchakos, Stamatis Spanoudakis, Yorgos Katsaros, Marios Tokas, Yannis Spanos dhe Mikis Theodorakis. Ai ka shkruar shumë nga tekstet e këngëve të tij dhe ka kompozuar muzikën e tyre. Një sërë këngësh të tij janë përkthyer dhe kënduar jashtë vendit. Një nga publikimet e tij mban rekordin për shitjet greke (një milion e katërqind mijë disqe është albumi “Nisiotika”, i publikuar në vitin 1982. Ai ka performuar edhe jashtë Greqisë, në Royal Albert Hall, Carnegie Hall, në Kanada, Australi, Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Turqi dhe Izrael. Stili i tij i veçantë plot thellësi, melankolik dhe emocion shpërthyes ka pushtuar për më shumë se 40 vite zemrat dhe admirimin e publikut dhe ka ndërtuar një librari muzikore prej më shumë se 40 disqe shumë prej të cilave kanë fituar Çmime dhe Vlerësime ndërkombëtare. Njihet si “këngëtari i dashurisë” dhe është protagonist edhe në bashkëpunime me këngëtarë të tjerë të njohur të muzikës greke. Paros, do të vijë me Band-in e tij prej 20 instrumentistësh që e shoqëron në të gjithë koncertet dhe turret e tij brenda dhe jashtë Greqisë, duke sjellë kështu një strukturë muzikore profesionale të nivelit ndërkombëtar.
Qëllimi i realizimit të këtij Koncerti, është pasurimi me vlera të vërteta artistike dhe njerëzore i jetës artistike të kryeqytetit, promovimi i Tiranës si qendër e rëndësishme arti në Evropë e Ballkan, pikëtakimin e kulturave dhe traditave, çka garantohet për vetë faktin e ardhjes në Tiranë të një autoriteti artistik si Janis Parios duke e shndërruar Tiranën në qendër të vëmendjes dhe promovimit turistik gjithashtu. Axhenda koncertore e kengetarit eshte shume e ngjeshur por afiniteti dhe ndjeshmeria e tij ndaj tradites dhe lidhjeve qe ekzistojne mes dy vendeve, beri te munduw vendosjen e Koncertit ne Tirane. Janis Paros është ende një artist shumë i pëlqyer që i këndon dashurisë dhe arrin të na shoqërojë në kohët tona të vështira në dashuri, apo në mungesë të saj. Koncerti që do të realizohet në 22 Qershor 2022, ora 20.00 në skenën e Pallatit të Kongreseve, do të jetë Live. Koncerti do të ndërtohet në formën e një show, duke thyer klishetë e performancave të standartizuara. Koncerti do të rregjistrohet nga Televizioni Publik Shqiptar, duke i dhënë mundësi kështu një audience përtej kryeqytetit për ta ndjekur disa ditë më pas eventin artistik të vitit. Eventi i vitit do të ketë mbështetjen dhe vëmendjen e veçantë të Bashkisë Tiranë dhe Ambasadës Greke në Tiranë.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!