Nga E. Fejzo
Pogradeci, ‘’perla’’ e liqenit në juglindje të Shqipërisë priti 50-të garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova ku morrën pjesë në garën sportive me kanoe, kajak dhe stand up paddle në Pogradec në datat 12-13-14 Gusht. Në projektin “Fuqizimi i të rinjve për një mjedis të pastër nëpërmjet turizmit të aventurës dhe sporteve ujore” dhe gara “Canoe Racing Pogradec” e organizuar nga Shoqata “ALBACCESS OPEN” me kryetare Enkeleida Fejzo, në bashkëpunim me Bashkia Tiranë, Bashkia Pogradec, Eksplore Pogradec, dhe Vizit Pogradec ku këtë vit ky projekt dhe kjo garë erdhi në kuadër të Tirana Youth Capital duke përfshirë sa më shumë të rinj të grupmoshave të ndryshme nga 18-28 vjeç.

Në fokus ishte zhvillimi i qëndrueshëm për të promovuar asetet turistike natyrore, historike, të traditës dhe kulturës. Në këtë projekt bashkëpunimi u zgjodhë Pogradeci pasi gëzon kapacitetetet dhe standartet e duhura për ta realizuar këtë mision, sepse qyteti i Pogradecit përfshin karakteristika të një destinacioni tërheqës për t’u vizituar me burime ekzistuese natyrore si flora, fauna, klima si dhe trashëgimia e pasur kulturore ku një vlerë të madhe përbëjnë ato arkeologjike. Nisur nga statistika të ndryshme që reflektojnë mungesën e vëmendjes ndaj natyrës dhe mjedisit ky projekt dha një kornizë gjithëpërfshirëse për të kryer aktivitete të ndryshme në lidhje me standartizimin e mbajtjes pastër së mjedisit, nxitjen në zhvillimin e turizmit malor apo sporteve ujore si dhe të jetuarit shëndetshëm.
E veçana ishte ndërthurja e Eco-Turizmit me aktivizimin e të rinjve pasi është e nevojshme që brezat e rinj të jenë pjesë e eksperiencave, workshopeve që lidhen me informimin, praktikat pozitive dhe për të kuptuar thellësisht rëndësinë që ka ekosistemi dhe metodat.
Sportistet dhe pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që krahas garave të njihen edhe me zonat historike të Pogradecit, pasi projekti ishte më i gjerë sesa thjesht një garë mes tyre. Organizimi i guidave malore nga agjencia turistike “Vizit Pogradec” përfaqësuar nga eksperti i gudiave historike dhe kulture, z Aleksander Filipllari u tregoi grupit duke vizituan dhe hiking në Varret Ilire të Selcës, Ura e Golikut Gadishullin e Linit etj. Ekplorimi i shtigjeve malore nga të rinjtë i orienton ata në formimin e diapazonit për të njohur nga afër trashëgiminë kulturore.
Liqeni i Ohrit që është pjesë e UNESCO-s bashkoi dhe ndërthuri intesifikimim e sporteve ujore me hiking ku secili komponent i duhur ndikoji pozitivisht tek të rinjtë. Sportet ujore si kayak, kanoe, stand up paddle kanë një tjetër spektër shumëdimensional për të vendosur kornizat e duhura që të rinjtë të afeksionohen më tepër ndaj aktivitetit fizik të shëndetshëm. “Eksplore Pogradec” me përfaqësues ekspertin z. Klevis Cane mundësuan dhe bashkëpunuan për praktikat në ujë me kayak, kanoe, stand up paddle dhe finalizimin e garës “Canoe Racing Pogradec” ku argëtuan, aktivizuan, garuan duke i bërë të rinjtë të jenë sa më tepër eco-friendly.
E rëndësishme ishte përfshirja me grupet e të rrinjëve dhe ekspertëve nga Bashkia Pogradec për eco-sitemit znj. Loridela Beqari për sportet ujore znj.Nensi Shahu. Përfshira e ekspertëve nga Bashkia Tiranë, Bashkia Shkodër, Club “Dini Times”, Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut në këtë aktivitet shpërndanë eksperienca e tyre dhe informuan të rrinjtë pse sportet ujore janë kaq vitale për eko-sistemin duke shmangur përdorimin e mjeteve që kanë në përberje kimikate apo lëndë ndotëse.
Aktorët të cilët u përfshirë në zbatimin e këtij projekti ishin të shumtë, ekspert trajner për Kanoe dhe Stand Up Paddle” ishte Mario Guxholli dhe shumë ekspertë të ndryshëm si për eko-sitemin, alpinizmin por edhe vëzhguesit e plazheve që treguan kujdes dhe monitoruan në ujë si gjatë praktikave por edhe gjatë garës.
Në një mjedis të qëndrueshëm dhe të pastër, si dhe promovimi i duhur pati një impakt ndaj turistëve të huaj dhe vendas për organizimin e kësaj gare, që u zhvillua për të parën herë në Pogradec, e para e këtij lloji në përmasa të tilla.
Pas përfundimit të këtij aktiviteti në nivel rajonal të të rinjve që janë të apasionuar pas sporteve ujore dhe malore ky projekt do të sjelli në të ardhmen ngritjen e ekipeve për nxitjen e eco-turizmit për të rinjtë, nxitja e guidave për turizmin malor dhe atë ujorë. Të rinjtë do të mund të krijojnë një stil ndryshe të jetës si dhe shkëmbime të tjera ndër-rajonale për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar të orientuar tek turizmi, sportet ujore dhe ekosistemi.
Për përfaqësuesit e turizmit, kulturës dhe sporteve në Pogradec ky kompeticion sportiv synon të zgjerohet nga viti në vit edhe më tej ashtu siç po punohet që edhe Pogradeci të ketë ekipin e tij të kanotazhit dhe në ardhmen ta kthejmë në një kompeticion ballkanik.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!