Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Mësonjëtorja”, prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari.Filmi historik “Mësonjëtorja” është restauruar. Kështu ishte dhe kështu është kthyer filmi i prodhuar në vitin.

AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform i ka ofruar artdashësit të kinemasë dhe të nostalgjisë së filmave që ky film do ti rezistojnë kohës dhe brezave, do të kenë mundësi për të ndjekur këtë film të restauruar edhe në yutube . Brezat e rinj që do kenë nostalgjinë e shkuar ,do ta kuptojnë më së miri luftën e patriotëve vlerën e kombit dhe trashëgiminë e gjuhës Shqipe dhe luftën e tyre kundër cilitdo pushtuesi që u mundua për shfarosjen e saj.
1979 me regji të Muharrem Fejzos dhe skenar të Natasha Lakos. 44 vite pas realizimit “Mësonjëtorja” do të vijë për publikun me një cilësi më të lartë figure dhe zëri. Ikona e kinematografisë shqiptare Roza Anagnosti nuk i fsheh emocionet dhe nostalgjinë për filmin më të dashur të saj. “Ky film ka qenë shumë i rëndësishëm. Sa kam lexuar skenarin zemra ime ka trokitur. Pata fat se Muharremi ma besoi mua. Ishte një rol që përfaqëson figura të rëndësishme te Rilindjes sonë kombëtarë dhe shkollës shqipe si Sevasti Qiriazi”, tha ajo.
Dafina, nje grua e vjetër e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj Stefan Bardhi luftëtari Kajo dhe çifti që e Aktorët: Roza Anagnosti, Guljelm Radoja, Robert Ndrenika, Ardian Cerga, Petrika Riza, Valentina Caci, Thimi Filipi, Teodor Rupi, Marko Bitraku, Renato Rapi, Dhimiter Trajce, Selma Sotillari, Ema Shteto, Fabiola Karapici.
Fimi i restauruar u shfaq përpara figurave që i dhanë jetë, ndërsa u kujtuan dhe ato që sot nuk janë më. Ky është i 13 prodhim që Arkivi i Filmit restauron ne bashkëpunim me donatorë të tjerë. Filmi është ekranizimi i përpjekjes së rilindasve për të përhapur dhe mësuar gjuhën shqipe.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!