Shoqata ALBACCESS OPEN zhvillon projketin e mbështetur nga Agjensia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët projektin: “Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje – Program i thelluar trajnimi”

Projekti është konceptuar dhe zbaton një program të thelluar/dedikuar trajnimi për të nxitur Vlerësimin e SKR-së me Pjesëmarrja nga Jashtë, nëpërmjet përdorimit të dokumentit mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore të përgatitur nga Forumi Rinor Evropian. Synon të fuqizojë të rinjtë dhe aktorët e interesit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të zbatuar sic duhet dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore.
Nëpërmjet një programi trajnimi, do të ofrojmë udhëzime të thelluara mbi përdorimin e këtij ‘toolkit’. Trajnimi do të mbulojë cështje si vlerësim nevojash, zhvillim planesh veprimi, anagzhim aktorësh, monitorim dhe vlerësim, promovimin e pjesëmarrjes së të rinjve, gjithëpërfshirje etj.
Duke ndërtuar dhe ngritur kapacitetet e pjesëmarrësve, projekti do të rrisë cilësinë e monitorimit të politikave rinore, duke siguruar që ato të përputhen me standardet ndërkombëtare dhe të adresojnë në mënyrë efektive nevojat dhe aspiratat e të rinjve. Së bashku, ne do të nxisim një mjedis që promovon politika rinore gjithëpërfshirëse dhe me ndikim, duke kontribuar në zhvillimin holistik dhe fuqizimin e brezit të ardhshëm.
Grupi kryesor i synuar është rinia, zhvillimi dhe fuqizimi të tyre si edhe të rinj & të reja të cilët janë aktiv dhe marrin pjesë në zhvillimet e politikave rinore apo në organizime që synojnë përmirësimin e tyre.
Rëndësi të vecantë kanë edhe anëtarët e Këshillave Vendor Rinor dhe Këshillit Kombëtar Rinore, si aktor të rëndësishëm në procesin e konceptimit dhe zbatimit të politikave rinore.
Me shumë rëndësi është edhe përfshirja e punojësit rinor të secilës bashki, por edhe ata të rinj të cilët janë të angazhuar në qendrat rinore në qytete të caktuara të Shqipërisë. Grupi i Synuar i këtij projekti do të shndërrohen në aktorë të rëndësishëm të monitorimit dhe vlerësimit të politikave, duke ndikuar kështu në vendimmarrje të cilat kanë impakt mbi jetën e të rinjve Shqiptarë.
Janë përfshirë nxitja e pjesëmarrjeve të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre. Zhvillimin e aktiviteteve të informimit, trajnimit dhe mentorimit të të rinjve për përvetësimin e dijeve qytetare, demokratike dhe aftësive të nevojshme për angazhimin e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel qendror dhe vendor, duke u shoqëruar me zbatimin në praktikë të dijeve të përfituara.
Është për tu theksuar fuqizimi i strukturave rinore në bashki, si Këshillat Vendorë Rinorë dhe punonjësit rinor dhe kthimin e tyre në mekanizma efektive për nxitjen dhe zhvillimin e politikave rinore, ku do të ketë përfaqësues nga Këshilli Kombëtar Rinor, Këshillat Vendor Rinorë, si dhe punonjës rinor në bashki të ndryshme dhe të rinjë aktivë duke i bërë ato gjithpërfshirëse dhe të orientuara drejt mundësive të barabarta për të gjithë.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të rris kapacitetet e Këshillave Vendor Rinor, OSHC-ve dhe të rinjve në Shqipëri për të monitoruar dhe ndikuar në proceset e politikëbërjes dhe zbatimit të politikave rinore. Duke i pajisur ata me mjetet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, projekti synon të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve, llogaridhënien dhe transparencën në vendimmarrje, duke çuar në përmirësimin e politikave rinore dhe zbatimin efektiv të tyre. Projekti synon qendrueshmeri ne metodologjine e monitorimit te dokumentit politik nga njeri vit tek tjetri.
Për këtë ftojmë të rinjtë në të gjithë të nisin aplikimn nëse dëshirjnë të jenë pjesë e projeketit të na shkruaj në adresën info@albaccess-open.com

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!