
SHPALLJE FITUESI
Shoqata “ALBACCESS OPEN” organizon projektin 12 mujor “Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje – Program i thelluar trajnimi”.
Projekti do të zhvillohet në Tiranë ku do të përfshihen shumë bashki të qyteteve të ndryshme brenda Rep. së Shqipërisë. Për herë të parë do të përfshijë nxitjen e pjesëmarrjësve së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre.
Ky projekt vjen në kuadër të programit Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë. Projekti do të krijojë dhe zbatojë një program të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë Rinor, Organizatave të Shoqërisë Civile, Punonjësit rinor nëpër bashki dhe të Rinjë që do të shprehin interesin për të qenë pjesë e trajnimit, për të përdorur dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore dhe për të krijuar të gjitha njohuritë e nevojshme për të kryer procesin e monitorimit dhe vlerësimit.
Për këtë projekt kërkuam ofertën për shërbimin: Ambjente sallash me qira.
Sipas shpalljes që bëmë u dorëzuan disa oferta në adresat info@albaccess-open.com, enkeleida.fejzo@gmail.com, nr kontakti 0694751205 dhe 0682834379 nga 01/11/2023 deri më 15/12/2023.
Fitues është ofertuesi “VUHO 2018” ku paraqiti ofertën më të mirë sipas vlerës dhe shërbimit që kërkohej. Ky shërbim do të përdoret gjatë kohëzgjatjes së parashikuar të projektit për veprimtaritë dhe për mbarëvajtjen e këtij projekti.
