“Ti nuk je vetëm”, është mesazhi sensibilizues që Shoqata “ALBACCESS OPEN” e drejtuar nga znj. Enkeleida Fejzo përcolli në aktivitetin e organizuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë me rastin e Festës Ndërkombëtare të 8-të Marsit e Ditës së Verës. Ky aktivitetet solidarizues u realizua falë bashkëpunimit e me iniciativën e inspektores së policisë dhe shkrimtares Meri Mezini,edhe rrjetit të gjerë të anëtarësimit e të vullnetarëve të shoqatës “ALBACCESS OPEN”. Me thirrjen “Ti nuk je vetëm”, shoqata “ALBACCES OPEN, përcolli gjatë këtij aktiviteti, vëmendjen e veçantë që shoqëria e institucionet duhet të kenë për këtë kategori sociale grash e vajzash, që jetojnë detyrimet e tyre, me drejtësinë, me dramën shëndetësore me të cilën vuajnë. Janë histori jete të forta e të dhimbshme grash e vajzash të mbylluara në muret e këtij institucioni e që kërkojnë një trajtim të përheshëm, të specializuar e profesional.

Shoqata “ALBACCESS OPEN” me kryetaren e saj znj. Enkeleida Fejzo në fokusin e punës së tyre, kanë prej vitesh ndihmën, solidarizimin e sensibilizimin në mbrojtje të kategorive të vecanta sociale që jetojnë në kufijtë e harruar të shoqërisë, shtetit e familjes. Aktiviteti “Ti nuk je vetëm”, përcollën momente dashurie, argëtimi e reflektimi për rreth 30 gra që vuajnë fajet e tyre me drejtësinë, problemet e rënda shëndetësore por dhe vetminë familjare.

Një vlerë e shtuar në këtë ditë të vecantë që pjesëmarrja e inspektores së policisë dhe shkrimtares Meri Mezini, nismëtarja e këtij eventi. Prej vitesh ajo punon në rrëfimin e historisë së grave e vajzave të dënuara duke kontribuar në sensibilizimin e shoqërisë e shtetit për një vëmendje më të madhe ndaj tyre.

Një libër, një përqafim, një lule, një verore mbi duar, një ëmbëlsirë o një fustan me ngjyra pranvere, dhuruan për to çaste emocionuese e një ditë ndryshe me thirrjen “Ti nuk je vetëm” Gjithëçka u realizuar edhe falë bashkëpunimit me ekipin edukues e stafin operativ të këtij isntitucioni, që çdo ditë u përkushtohen jetës së këtyre grave e vajzave në vështirësi.

Shoqata ALBACCESS OPEN, i bëri apel shoqërisë të jetë  më  humane e  të frekuentojnë më shpesh këto qendra. Në eksperiencën e saj disa vjecare, ka organizuar shumë takime e bashkëpunimit të këtij niveli me IEVP, Qendra Multifunksionale, Institucione Edukative, Shkolla etj. në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kryetarja e shoqatës Enkeleida Fejzo u shpreh se “nevojat e këtyre grave e vajzave janë bazike e të përhershme, e nuk mjaftojnë me kaq..Ndihma, mbështetja, sensiblizimi, ndërgjegjësimi duhet të jetë i vazhdueshëm. Shoqëria jonë, tha ajo duhet të mos jetë indiferente. E jo vetëm! Krahas ndihmave në materiale didaktike duhet punuar më shumë që këto gra mos të ndjehen vetëm..Mjafton fare pak për ti bërë ato të buzëqeshin, të mos ndihen ndryshe nga të tjerët, dhe për këtë ne duhet të jemi pranë tyre. Shoqata jonë do të jetë mbështetëse për këtë institucion, jo vetëm në ditë feste por dhe në nisma integruese e sociale në përmirësim të jetës së këtyre vajzave e grave.”

Shoqata “ALBACCESS OPEN” ka zhvilluar edhe më herët aktivitete bamirëse, dhe argëtuese në ndihmë të fëmijëve të vecantë pranë, Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë, si dhe për fëmijët e Policëve të Rënë në Krye të Detyrës, Qendra Sociale etj.