Në kuadër të titullit “Vlora, Qyteti Europian i Sportit” organizoi në Vlorë javën “Festivali i Sportit” krahës shumë aktiviteteve të tjera, pjesë e këtij festivali ishte edhe aktiviteti SEA KAYKAKING VLORË 2024 më datë 11 Maj parë vendit “Uji i Ftohtë- LungoMare”

Shoqata “AlbAccess Open” ishte organizatore e këtij aktiviteti me mbështetjen dhe organizimin e Bashkisë Vlorë dhe me bashkëpunimin e shumë klubeve që zhvillojnë dhe ushtrojnë sportet ujore.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet të cilët u përfaqësuan me garuesit e tyre, ishin klubet jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova si: Kayak Albania (Tirana), Drini Times (Shkodra), Peja Kayak (Peja), Kayak Expeditions (Saranda), Vlora Kayaking (Vlora), Kayak Egër (Prishtina) etj.
Për herë të parë gara u zhvillua në disipilinën “Sprint 500” me kayak deti profesional, për kategorin djem dhe vajza duke u ndjekur nën vëzhgimin e jurisë.

Fituesit në kategorinë e vajzave:
Vendi i Parë – Tiara Balidemaj (Klubi Egër)
Vendi i Dytë – Fleta Decani (Klubi Peja)
Vendi I Tretë- Fatjona Dizdari (Drini Times)

Në kategorinë e djemve:
Vendi i Parë – Kron Balidemaj (Klubi Egër)
Vendi i Dytë – Eris Balidemaj (Klubi Egër)
Vendi i Tretë – Lisi Deçani (Klubi Peja)
Fituesit u vlerësuan me çmime, kupa, medalje e certifikatata, cilat u ndanë nga Nënkryetari Z. Klevis Kaso dhe Nënkryetarja Zj. Irena Toshkallari të Bashkisë Vlorë.
Jo vetëm admiruesit e sportit por edhe shumë qytetar ishin pjesmarrës me emocionet e garës.
Nënkryetari Bashkisë Vlorë Z. Klevis Kaso tha se “deti i magjishëm i Vlorës është i duhuri për sporte ujore duke dhënë mesazhin se sporti jo vetëm ndihmon të mbani trupin tuaj në formë por aktiviteti fizik gjithashtu ndikon shumë në përmirësimin e disponimit të përgjithshëm tek njerzit”. Përveç këtij mesazhi ishte edhe thirrja për regjistrimin e fëmijëve në klube sportive ku mund të ndihmojë në rritjen e besimit të tyre, duke i mundësuar atyre të rriten dhe të arrijë pjekurinë në kohë.
Kryetarja e Shoqatës “AlbaAccess Open” Enkeleida Fejzo u shpreh se “për të shijuar të gjitha këto përfitime shëndetësore të sportit, merrni pjesë në aktivitete sportive në komunitetin tuaj.