Shoqata “AlbAccess Open” zhvilloi trajnim në Bashkinë Kamzë. U krye sesioni i plotë i trajnimit me një grup pjesëmarrësish me pjesëtarë të KVR dhe personave të interesit të Bashkisë Kamzë ku merrnin pjesë më shumë se  10 persona një numër ky shumë larg qëllimeve tona, por interesante ishte se të gjithë pjesëmarrësit ishin femra. Trajnimi me pjesmarrësit ishte interesante sepse ato sollën shumë raste nga jeta e tyre e përditshme dhe ne shumë herë u ndalëm e folëm mbi përvetësimin e dijeve qytetare, demokratike dhe aftësive të nevojshme për angazhimin e tyre  në proceset vendimmarrëse në nivel qendror dhe vendor, duke u shoqëruar me zbatimin në praktikë të dijeve të përfituara.

Pjesëmarrërësit  ishin bashkëpunues dhe kërkonin të merrnin sa më shumë informacion dhe detaje mbi trajnimin. Qëllimi jonë kryesor ishte dhe është që trajnimi të mos zhvillohej vetëm nga trajnuesi por të kishte një bashkëveprim midis trajnuesit dhe te rinjve që merrnin pjesë.

Trajnimi zgjati rreth 2 orë, ku filloj me prezantimin e pjesëmarrësve dhe ishte shumë e veçantë pasi studimet e tyre ishin shumë të ndryshme nga njëra-tjera. Kjo e bëri edhe shumë më të frytshëm dhe të larmishëm trajnimin dhe diskutimet, ku pati dhe një sesion pyetjesh paraprake për të parë se sa të rinjtë qe ishin pjesë e trajnimit ishin të interesuara  mbi politikat rinore. U shpjeguam se nga kush financohej dhe mbështetej projekti dhe pse ne ishim përzgjedhur si fitues. Trajnimi ishte intensiv për vetë natyrën femërore si një dinamikë e fuqishme në vendimmarrje që  konsistoi  në shpjegim  e shumë  pikave kryesore të toolkit dhe pyetje nga trajnuesi që gjithmonë vinin si pyetje brenda toolkit që ne prezantuam.

U ndanë certifikata për pjesëmarrësit. Edhe në koktelin e përgatitur nga ne shërbeu në një  mënyrë pozitive për tu njohur nga afër dhe për të marrë mendimet e tyre mbi sesion trajnues.  Pjesëmarrësit konfirmuan prezencën e tyre duke dhënë dhe mail ku shprehën dëshirën për të marrë pjesë edhe në trajnime apo aktivitete të tjerra si këto. Një kopje te prezantimit te toolkit  u është nisur në mailet e tyre dhe një listë prezencë është në AKR. Në fund të këtij  trajnimi  na falënderuan dhe vumë re një interes të lart nga grupi dhe një fedback mjaft pozitiv.