Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje
Program i Thelluar Trajnimi
Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022–2029 synon të fuqizojë të rinjtë dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse. Ky projekt fokusohet në monitorimin dhe vlerësimin e politikave rinore përmes standardeve evropiane dhe metodologjive bashkëkohore të pjesëmarrjes rinore.
Rreth Projektit
Ky projekt propozon krijimin dhe zbatimin e një programi të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë Rinorë, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë aktivë në Shqipëri. Projekti synon përdorimin e standardeve të cilësisë për monitorimin dhe vlerësimin e politikave rinore në nivel vendor dhe kombëtar.
Nëpërmjet këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuri praktike mbi metodologjitë e monitorimit, identifikimin e boshllëqeve në politikat rinore dhe hartimin e rekomandimeve konkrete për përmirësim.
Projekti synon fuqizimin e aktorëve të interesit dhe organizatave rinore për të zbatuar standarde të cilësisë në monitorimin dhe vlerësimin e politikave rinore. Përmes këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri mbi përdorimin e metodologjive të monitorimit, hartimin e planeve të veprimit dhe analizimin e ndikimit të politikave publike tek të rinjtë.
Strategjia Kombëtare e Rinisë dhe dokumentet e Forumit Rinor Evropian shërbejnë si bazë për ndërtimin e këtij modeli monitorimi dhe vlerësimi.
Çfarë pritet
Aktivitetet Kryesore
Procesi i Përzgjedhjes
Identifikimi transparent dhe gjithëpërfshirës i pjesëmarrësve të programit përmes bashkëpunimit me organizatat rinore dhe institucionet.
Platforma e Trajnimit
Krijimi i një hapësire të dedikuar për materiale, komunikim dhe shkëmbim eksperiencash.
Hartimi i Materialeve
Përshtatja e dokumenteve dhe metodologjive sipas standardeve të Forumit Rinor Evropian.
Zhvillimi i Trajnimeve
Organizimi i sesioneve intensive praktike dhe teorike mbi monitorimin e politikave rinore.
Raportimi dhe Vlerësimi
Përgatitja e rekomandimeve dhe raporteve për institucionet dhe aktorët rinorë.
GRUPET E SYNUARA
Grupi kryesor i synuar janë organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e rinisë, zhvillimit dhe fuqizimit të tyre si edhe të rinj & të reja të cilët janë aktiv dhe marrin pjesë në zhvillimet e politikave rinore apo në organizime që synojnë përmirësimin e tyre.
Rëndësi të veçantë kanë edhe anëtarët e Këshillave Vendor Rinor dhe Këshillit Kombëtar Rinor, si aktorë të rëndësishëm në procesin e konceptimit dhe zbatimit të politikave rinore.
Me shumë rëndësi është edhe përfshirja e punonjësit rinor të secilës bashki, por edhe ata të rinj të cilët janë të angazhuar në qendrat rinore në qytete të caktuara të Shqipërisë.
Grupi i Synuar i këtij projekti do të shndërrohen në aktorë të rëndësishëm të monitorimit dhe vlerësimit të politikave, duke ndikuar kështu në vendimmarrje të cilat kanë impakt mbi jetën e të rinjve Shqiptarë.
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I PROJEKTIT
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të rris kapacitetet e Këshillave Vendor Rinor, OSHC-ve dhe të rinjve në Shqipëri për të monitoruar dhe ndikuar në proceset e politikëbërjes dhe zbatimit të politikave rinore. Duke i pajisur ata me mjetet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, projekti synon të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve, llogaridhënien dhe transparencën në vendimmarrje, duke çuar në përmirësimin e politikave rinore dhe zbatimin efektiv të tyre. Projekti synon qëndrueshmëri në metodologjinë e monitorimit të dokumentit politik nga njëri vit tek tjetri.
Objektivat Kryesore
- Të ofrohet një paketë trajnimi për OSHC-të dhe anëtarët e KVR-ve mbi procesin e monitorimit dhe vlerësimit.
- Të rritet kuptueshmëria mbi procesin e politikëbërjes rinore në Shqipëri.
- Të pajisen pjesëmarrësit me njohuri praktike për monitorimin e politikave rinore.
- Të krijohet një rrjet bashkëpunimi ndërmjet organizatave rinore dhe institucioneve.
- Të nxitet angazhimi aktiv i të rinjve në proceset e vendimmarrjes.
Rezultatet e Pritshme
- Rritja e njohurive mbi monitorimin e politikave rinore.
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe institucioneve.
- Përfshirja më aktive e të rinjve në vendimmarrje.
- Politika rinore më efektive dhe gjithëpërfshirëse.
- Ndërtimi i një rrjeti të qëndrueshëm bashkëpunimi.
Monitorimi dhe Raportimi
Për ekipin e projektit, monitorimi dhe raportimi janë procese kyçe për të vlerësuar ndikimin dhe suksesin e aktiviteteve. Projekti do të përfshijë:
- Mbledhjen periodike të të dhënave
- Analizimin e rezultateve
- Përfshirjen e aktorëve kryesorë
- Raporte të përmbledhura
- Komunikimin e rezultateve me publikun dhe institucionet
Hipotezat
- Të rinjtë do të tregojnë interes për pjesëmarrje aktive.
- Organizatat rinore do të angazhohen në monitorim dhe vlerësim.
- Institucionet do të mbështesin procesin e bashkëpunimit.
Rreziqet
- Interes i ulët për pjesëmarrje.
- Mungesë e kapaciteteve teknike.
- Vështirësi në monitorimin e vazhdueshëm të politikave.






