Nga Enrieta Sina, gazetare
Të Shohësh Bukuri Dhe Talent Mes Shpresës…
“Kush nuk do të arsyetojë është fanatik, kush nuk di të arsyetoj është budalla, kush nuk guxon të arsyetoj është skllav i të tjerëve” DRYMOND
Në kuadrin e zhvillimit të kulturës të bashkëpunimit me kategori të tilla dhe më gjerë, Shoqata “AlbAccess Open” ka bërë dhurata të shumta si mjete për argëtim , lojra të shumta etj. Në zbatim të projektit të evidentimit të problemeve të ndryshme sociale, psikologjike, kulturore, ligjore, një ndër nismat që ka gjetur zbatim kohët e fundit nga kjo shoqatë është dhe dhurimi i librave artistik për pasurimin e bibliotekës. Nxitja e studimeve, hulumtimeve, botimeve, aktiviteteve të ndryshme kulturore, aktivitet për minimizimin e dhunës, diskriminimin dhe barazisë gjinore është një tjetër drejtim i punës që bëhet në mënyrë të organizuar.
Në këtë kuadër nga drejtoria e burgut IEVP Fier i dha një Certifikatë Mirënjohje në shenjë falenderimi për kryetaren e shoqatës Enkeleida Z. Fejzo
Gjithë kjo nisëm e kësaj shoqate përfshihet në :
“Një dritare më shumë për ne”.
Duke bërë edhe më tepër përpjekje tërësore psikologjike arrihet edhe qëllimi për njohjen duke ju treguar se të gjitha krijesat njerëzore priren nga ligji i detyrueshëm i instiktit. Ndryshimet varen nga shumë nga kushtet e veçanta të jetës së brendshme
Shkëputja nga bota e errët e krimit dhe e fajit realizohet në forma të ndryshme pune sa edukative dhe e dëshirueshme. Koha e dënimit në IEVP Fier po kthehet këtu në një periudhë pune në bazë të ligjit që është në fuqi. Është vetë dëshira e të burgosurve që japin ide, e kërkojnë ta bëjnë ambientin sa më të bukur. Nga një sektor në tjetrin befasohesh për atë korektesë e saktësi që bëjnë të ndihesh ndryshe. Nivel i lartë profesional i stafit ku funksionon çdo sektor në përsosmëri.
Askush nga të dënuarit nuk duhet të mendojë se është privuar dhe nuk ka të drejta nga çdo gëzim. Me forma të tilla organizuese janë rrugët e kthjellëta ku gjen prirje për të përballuar jetën me mënyrën e gëzuar dhe kurajoze. Kudo është një gjurmë e dukshme për tu ndjerë më i lehtësuar dhe i bindur për të djeshmen dhe të sotmen.




Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!