Nga Enkeleida Z. Fejzo
Shoqata “ALBACCES OPEN” ka pasur gjithmonë dhe vazhdon të ketë në fokusin e punës të saj mbështetjen e fëmijëve kudoqë janë. Aktiviteti “Një dritare më shumë për ne” u organizua nga shoqata “ALBACCES OPEN” dhe u mbështet nga Bashkia Durrës, Qendra Komunitare Mulfifunksionale Nish-tulla në qytetin e Durrësit, në kuadër të 1 Qershorit (Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve /Dita Globale e Prindërve).
1 Qershori nuk është thjesht një ditë ku fëmijët marrin dhurata, festojnë apo organizohen aktivitete, përkundrazi është një ditë për të kuptuar rëndësinë e fëmijëve dhe prindërimit aktiv për të ardhmen e fëmijëve, vendit dhe të gjithë universit. Aktiviteti “Një dritare më shumë për ne” u konceptua si një event dhe ndihmesë për të cilin aktivizimi nis nga fëmijët me fëmijët dhe për fëmijët. Ky aktivitet pati për qëllim: zhvillimin dhe argëtimin e fëmijëve përmes lojrave dhe pikturës, rritjen e ndërgjegjësimit dhe aftësimin e komunitet për prindërim aktiv si një element kyç për zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve, mundësuar përmes sesionit informativ, produktivitetin e tyre, promovimin e shërbimeve të ofruara nga institucioni Bashkia Durrës. Argëtimi është pjesa më e dashur e tyre, lojrat, krijimi, bisedat nxisin ide dhe mesazhe, krijohen hapësira për fantazi dhe krijimtari. Duke qënë të organizuar brenda një lirie veprimi dhe mendimi, fëmijët mundën të theksojnë edhe më shumë me zërin e tyre fëminor e të qeshur se sa shumë të drejta në familje e shoqëri, duke u rritur mes tyre. Fëmijët 1/3 e gjithë popullsisë janë ata që i japin rëndësi jetës sonë dhe janë 100% e ardhmja jonë.

Drejtoresha e Qendrës Multifunksionale Nish-tullë znj. Bledina Bushi vuri theksin në punën e vazhdueshme nëpërmjet stafit profesionist i cili merret çdo ditë me edukim e fëmijëve dhe është detyrim që t’u krijojmë fëmijëve mundësi për t’u zhvilluar dhe fuqizuar më shumë . Bashkëpunime të tilla japin mesazhe dhe mundësi për më shumë shërbime që u vijnë në ndihmë fëmijëve të qendrës. Gjatë gjithë muajit Maj dhe Qershor Shoqata “ALBACCES OPEN” punoi me ide edukative për përmirësimin e ambienteve, uniformave për grupin e kopshtit, mundësojë materiale didaktike për qendrën, materiale për pikturë, tabela sinjalizuese dhe informimi, murale dhe dekorime, ku së bashku me stafin e QKMN mundësuan të realizohet aktiviteti mjaft cilësor dhe që u ndoq me shumë interes.
Shoqata, duke vënë në bazë të punës së saj bashkëpunimin, do të realizoj gjithashtu edhe katër aktivitete të tjera gjatë muajit qershor 2021 me tematika të larmishme. Aktivitetit nuk mund t’i mungonin dhe personazhet aq të dashura për fëmijët, nëpërmjet animatorëve dhe lojrave të tyre zbavitëse. Fytyrat e qeshura të fëmijëve na mbushën me gëzim dhe shpresë dhe ne të rriturit kuptuam se çiltërsia e tyre, lumturia që ndjejnë e përcjellin në këto evente, nuk ka çmim që blihet.

Aktiviteti “Një dritare më shumë për ne” u organizua nga shoqata “ALBACCES OPEN” dhe u mbështet nga Bashkia Durrës, Qendra Komunitare Mulfifunksionale Nish-tulla në qytetin e Durrësit, në kuadër të 1 Qershorit( Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve /Dita Globale e Prindërve).
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!