Përgatiti: Enkeleida Z. Fejzo

Doli nga shtypi libri më i ri i autorit Vasil Arif Nasi (Shefqet Qerimi) “Vallëzon loti i bukur…”

Doli nga shtypi, në botim të shtëpisë botuese “Botimet Barleti”, libri më i ri i autorit Vasil Arif Nasi (Shefqet Qerimi): “Vallëzon loti i bukur…” Libri ka rreth 200 faqe me krijime poetike dhe fotografi, me redaktore Enkeleida Z. Fejzo.

Në parathënien me titull “Fjala e autorit”, nga vetë autori, ndër të tjera, shkruan: “Ky libër i kushtohet Atdheut tim, (vendlindjes) familjes dhe fisit tim; gjithë dashamirësve të familjes sime; bashkëpunëtorëve të dashurisë dhe miqësisë, paqes univiversale, humanizmit dhe solidariteteit njerëzor…Po kështu dhe jetës sime, Pranverës, e cila në momente të rënda të aksidentit tim, bashkë me gjithë pjestarët e familjes përballuan dhembjen dhe vështrësitë e krijuara”.

Dy fjalë për librin: Ky libër i paraqitet lexuesit me shumë dashuri dhe përkushtim për shumë tipare. Qysh në rininë e hershme e kuptoi që kishte talent të thurrte vargje, ti rimonte ato. Krijimet e tij i mbante në një fletore madje dhe shumë herë i këndonte me shokët dhe kolegët e tij. Temat që trajtonte ishin të ndryshme sidomos për jetën e tij, për vendlindjen, për të afërmit e tij, dhe për historitë e tyre. Në një kohë si ishte sistemi,i dënuan cermonisht me gjyqë shembullor bababin me pesë vjet burg, dhe kjo ishte dramë e madhe për familjen dhe për autorin.por ishin të shumtë njerëzit që e ndihmuan ta kapërcenin situatën e vështirë.

Krijimet e krijuari i ngjanin një Ditari vetjak…ku sot duken si ngjarje të kohës së kaluar dhe të kohës së sotme. Autori ka qenë dhe është me karaktere të një artisti dhe me një botë të madhe shpirtërore, ku ka dëshirë të këndojë dhe të luajë më firzamonikë.

 Nuk rreshti së shkruari duke bërë një punë shumë vjeçare ku me shumë profesionalizëm vendosi t’i botojë e të përcjellë varget me fjalën e lirë tek brezat e ardhshmë si një detyrë dhe kënaqësi shirtërore, duke ja mundësuar botimin e librit vajzat e tij Ilida (Kristina), Orgesa (Aleksandra), Nertila (Athinaja). Njëkohësisht autori nuk harron të shpreh mirënjohjen e përjetëshme për shumë miq dhe bashkëqytetarë të qytetit Memaliaj.

Që në fillim të poezive të para do të njiheni me botën e madhe dhe shumë dimesionale. Poezia ka shëtitur në shumë vende me histori njerëzore dhe bukuri natyrore, qytete patriorike ku nuk duhen harruar. Ka shëtitur në kujtime fëmijërie dhe fisnore, ka shëtitur në profile në vlera shoqërore dhe përsonale, në profile me fotografi ku citohen kujtesa historike që do të përcillet në breza…

Në këtë libër autori ka sjell dashurin duke na tregon se dashuria është fryma e solidaritetetit, familja, fisi, shoqëria, miqtë dhe kolegët duhet të japin miqësi, dhe jeta bëhet më e bukur…

Realizimi i ëndërrës

Ishte ditë e bukur

Që mbahet mend,

Një ëndërr e herët

M’u realizua…

Sa emër i bukur:

“Pedagogjikas”,

Shpirti im u frymua…

“Mësues”,

Krenari e ligjshme!

Isha tani dhe unë

 I gatshëm për të mësuar nxënës,

Dijet të përcillja

Në filizat e rinj

Që nesër

Do të pushtonin kurorat!

…do më duash, me të vërtet!

Përmetit

Kur të vish në Përmet,

trëndafilat gjithë lezet,

Kur të vish në Përmet,

sofra shtruar, porsi Mbret.

Kur të vish në Përmet,

veç me këngë e klarinet.

Kur të vish në Përmet,

e pi verë me shëndet.

Kur të vish në përmet,

edhe puthja ka lezet.

Kur të vish në Përmet,

do më duash, me të vërtet.