Përgatiti: Enkeleida Z.Fejzo

Diku kam lexuar se realiteti është një zhurmë, të cilën arti duhet të dijë ta kthejë në harmoni e për këtë duhet t’i kushtohesh tërësisht artit tënd, përndryshe nuk i shërben as artit, as jetës.Ndër shekuj shkrimtar, skluptor, piktorë, kompozitorë kanë përcjellë në jetën shoqërore, sociale dhe politike mesazhe që prekin zemrën, që mobilizojnë për të qënë kurajoz dhe të vetëdijshëm për ndryshim në jetë.Kanë shkruar për egon politike, për dëshirën për pushtet që sjell vetëm fatkeqësi mes njerëzve, për vulgaren dhe qënien mbi të tjerët, si më të fortët duke kërkuar të shkelin me këmbë tradita, norma, njerëzoren, të bukurën.Në çdo kohë, si dje dhe sot në botë artistët me punën e tyre vizionare kanë përcjell në masë nëpërmjet artit të vërtetën ndaj të cilës janë pikërisht ata që u është mohuar kjo e drejtë, të dinë të kundërvihen dhe të kërkojnë të drejtat e shkelura.Në pamjen e parë të duket sikur artistët nuk arrijnë të shpëtojnë botën, por nga Homeri e dukr përfunduar te nobelisti anglez Harold Pinter, kuptojmë se me veprat e tyre kanë arritur të shpëtojnë fisnikërinë e shpirtit, të shkëlqejë inteligjenca pozitive kudo dhe të reagohet ndaj ligësisë dhe tiranisë, etjes për pushtet dhe kamjes.Për më tepër, duke penetruar në labirinthet e errëta të politikave të mbrapshta dhe të politikanëve nëpërgjithësi edhe sipas mendimit të një presidenti të shquar amerikan si Xhon Ficxherald Kenedi, le të vë në dukje një thënie të tij se kur pushteti shtyn njeriun në arrogancë, poezia të bën të kujtosh mrekullinë e të qënit në jetë.Kur pushteti korrupton, poezia purifikon shpirtin e njeriut..
Prej një vepre artistike e cilado gjinie qoftë, qytetari bëhet artdashës, sepse përball saj ndjen siguri, njeh të bukurën në jetë dhe e dëshiron ta ketë brenda shpirtit të tij duke arritur me mendesi e ndjesi të dalloj pjesën e mirë dhe të keqe të shoqërisë apo dhe të vet pushtetit që sundon.
Janë me shumë vlera pikturat për ish burgjet e sistemit komunist në Shqipëri.Rrëngjethëse por të vërteta.Një kanibalizëm që bën të reagosh dhe të ndjesh forcën tirane të diktaturës komuniste, padrejtësitë duke shkelur me jetën dhe mendimin e lirë.Po kaq forcë japin dhe sklupturat, këngët, krijimtaria letrare që përcjell mes njerëzve, në shoqërinë e ringritur të djeshmen, duke u diferencuar nga tirania.
Në veprat artistike, nëpërmjet kompozicionit të tyre sot dallohen bindhshëm tingujt ekzistencialistë të jetës njerëzore.Qytetari dhe për më shumë artdashësi arrin të admirojë lirizmin, idenë, të bukurën duke gjetur mangësitë në botën reale me kaq shumë hije të hedhura mbi dëshirat dhe ëndrrat e parealizuara.Prej këtu lindin ide dhe shpresa për përpjekje të suksesshme për të shkarkuar nga supet atë pjesë të barrës shpirtërore të grumbulluar nga jeta.
Në veprat artistike të spikatura sot gjithësecili di të ndahet nga verbëria klasike hedhur mbi turmat njerëzore për të treguar hapësirën e së vërtetës, duke gjukuar mbi padrejtësitë në pushtet apo në sistem.Stimulimi negativ nëpërmjet artit në kohën e diktaturës i shërbeu klasës në fuqi, shtetit diktatorial duke hymnitizuar individin, kultin e tij për të mohuar të drejtën e lirisë, të drejtën për të bërë jetën e pastër, pa ndikime nga të tjerët, nga pushtetarë apo njerëz të shitur për pushtet.
Në art, thjeshtësia, konciziteti dhe qartësia janë përsosmëria më e lartë e formës.Në shumë piktura me famë botërore, në shumë vepra muzikore apo skluptura që hedhin dritë nga shekujt deri në ditët tona.Pse mos të themi se tek ta, për të mirën e njerëzimit, të vet shoqërisë, në brendësi të shpirtëit të tyre është ndjerë dhe arti i mponimit.Të imponohesh është e drejtë dhe detyrë, sepse në këtë mënyrë arrin qëllimin dhe krijon rrethana të përshtatshme për zhvillim.Mos të harrojmë se Linkolni ka mundur të zbatojë bashkëimin e Amerikës nëpërmjet artit të imponimit në momentet më të përshtatshmë.Ky art mendoj se ka shërbyer dhe shërben në vazhdimësi për artistët duke u përballur me të keqen e duke zbuluar të vërtetën mbi të cilën për qëllime të caktuara sundimi hidhen hije.Arti është një nga kushtet e jetës njerëzore, është mjet komunikimi ndërmjet njerëzve.Çdo gjë kalon vetëm arti i shëndoshë është i përjetshëm.Janë aq domethënëse dhe frymëzuese pikturat e Leonardo Da Vinçi, i cili vendosi standarte të reja në botën artistke,pikturat e Vincent Van Gogh, postimpresionistit të Hollanda, Mikelangjelos, piktorit, sklutorit, arkitektit por dhe të piktorit shqiptar me famë botërore Ibrahim Kodra.Në këto piktura gjen ende të freskëta idenë për ndryshim, të kërkuarit e një jete të lirë e të pavarur, të bukurën frymëzuese dhe mobilizuese.Apo në shkrimtarët e dramaturgët botëror që këna ditur të evidentojnë të vërtetën dhe të tregojnë hijet e zymta të sundimit duke bërë dallime klasore të dhimbshme.Deri tek ne vijnë Uilliam Shekspir, dramaturg, poet, shkrimtar, nobelisti Uilliam Folkner, Dikens, etj, etj.
Arti kurdoherë ka ditur të zbulojë të vërtetën mbi të cilën qëllime të caktuara hedhin hije.Gjithnjë gjen tek to dialog me gjendjen tënde reale, i përhershëm ky në hapësirë dhe kohë.Të jetosh në kundërshtim me arsyet e tua është me të vërtetë një gjendje e padurueshme dhe në art gjen atë forcë që ndofta ia ke mohuar vetes dhe ndihmohesh, fuqizohesh, ndjen hapësirën që të ka munguar për të qënë në një tjetër rrethanë, atë të kërkuarën e të dëshiruarën.Sa më shumë artist të suksesshëm brenda një vendi, aq më e zhvilluar dhe e bukur do të jetë jeta.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!