
Tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës, ka të ngjarë të jetë një nga më vdekjeprurësit këtë dekadë, thanë sizmologët, me një thyerje prej më shumë se 100 kilometrash (62 milje) midis blloqeve të Anadollit dhe Arabisë.
Qindra persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar në Turqi dhe në Siri, pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh goditi juglindjen e Turqisë, në orët e hershme të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit turk Gaziantep.
Sa i rëndë ishte ky tërmet?
Mesatarisht, më pak se 20 tërmete mbi 7.0 ballësh ndodhin në çdo vit, duke e bërë ngjarjen e së hënës të rëndë.
Krahasuar me tërmetin prej 6.2 ballësh që goditi Italinë qendrore në vitin 2016 dhe vrau rreth 300 njerëz, tërmeti Turqi-Siri lëshoi 250 herë më shumë energji, sipas Joanna Faure Walker, drejtuese e Institutit të Kolegjit Universitar të Londrës për Reduktimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive.
Vetëm dy nga tërmetet më vdekjeprurëse nga viti 2013 deri në vitin 2022 ishin të së njëjtës magnitudë me tërmetin e së hënës.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!