Shoqata “ALBACCESS OPEN” në bashkëpunim me Njësin Vendore të Kujdesit Shëndetësor Vlorë organizuan në Ditën e Verës një aktivitet argëtues në Shtepine e Foshnjes Vlorë me mesazhin TI NUK JE VETËM
Me fëmijët në shtëpinë e foshnjës Vlorë ekipi edukativ i kësaj shtëpie ishte mikëpritëse dhe i përkushtar për punën që bënin së bashku me drejtoreshën Anila Hitaj. Në këtë ditë vere qëllimi ishte që fëmijët të ndihen njëlloj të gëzuar dhe të barabartë si gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Bashkë me specialistët e kujdesit shëndetësorë e bënë ditën e verës më shumë argëtues për këta fëmijë nëpërmjet pikturës, lojrave, prezantimit të tyre me vjersha e kërcime duke na falur një ndjesi krejt ndryshe mes buzëqeshjes dhe përqafimit që ishte më i paharruar.

Ata kanë festuar dhe kanë marrë dhurata me materiale të dobishme shkollore të cilat ju nevojiten për të mësuar. Aktiviteti përfshiu lojra ndërvepruese, interaktive me fëmijët rezidente të kësaj qendre. U shpërndan mjete të ndryshme didaktike, të mundësuara nga Shoqata “ALBACCESS OPEN”, në ndihmë të zhvillimit të aspektit kognitiv të këtyre fëmijeve.
Kryetarja e shoqatës “ALBACCESS OPEN” Enkeleida Fejzo e cila mundësoi këtë aktivitet theksoi se nevojat e tyre nuk mjaftojnë me kaq, por se ndihma dhe mbështetja, sensiblizimi, ndërgjegjësim që ne të gjithë të japim për këta fëmijë duhet të jetë e vazhdueshme.
Shoqëria jonë duhet të jap mbështetje të vazhdueshme për këta fëmijë, duke plotësuar nevojat dhe shërbimet ndaj tyre. Por krahas ndihmave në materiale didaktike shërben dhe më shumë ndihma shtetërore, ndihma e shoqërisë shqiptare në tërësi, duhet të jetë më e madhe për tu dhënë nga dashuria dhe ngrohtësia e më të rriturve. Mjafton fare pak për ti bërë ata të buzëqeshin çdo ditë, e të mos ndihen ndryshe nga të tjerët, dhe për këtë ne duhet të jemi pranë tyre. Shoqata jonë do të jetë mbështetëse për këta fëmijë, duke ju gjendur pranë, jo vetëm në ditë feste por para së gjithash këta fëmijë kanë nevojë të integrohen mes nesh- tha Enkeleida Fejzo. Në fund të aktivitetit Kryetares së Shoqates, Znj. Enkeleida Z.Fejzo ju dha një certifikatë në shenjë mirënjohjeje nga NJVKSH Vlorë
Shoqata “ALBACCESS OPEN” ka zhvilluar edhe më herët aktivitete humanitare dhe argëtuese në ndihmë të fëmijëve në nevojë,si në, Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, por edhe mbështetja që dha për Fëmijët e Policëve të Rënë në Krye të Detyrës, për festën e 1 Qershorit.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!