Familjet vulnerabile e fëmijët e mitur që jetojnë në varfëri ekstreme janë në vëmendjen e vecantë të shoqatës ALBACCESS OPEN.
Në Ditën Botërore të librit dhe të drejtë së autorit, kjo shoqatë vizitoi Qëndrën Komunitare Multifunksionale në Nish Tulla e bashkëbisedoi me punonjësve sociale, psikologë e mësues që prej vitesh punojnë në shërbim të fëmijëve në nevojë e të familjeve të tyre.
Në realitete të tilla pamundësia për të studiuar, për të blerë libra e materiale mësimore, dhuna në familje e mjerimi ekonomik con shpesh në braktisjen e shkollës e në alarmin e një anafalbetizmi nga fëmijët tek të rinjtë.
ALBACCES OPEN, dhuroi libra shkollorë e letrarë, si dhe artikujt didaktikë për të stimuluar kreativitetin e dashurinë e fëmijëve për leximin.
Bashkarisht prindër, fëmijë, punonjës socialë e anëtarë të shoqatës ALBACCES OPEN, lexuan fabula e përralla si dhe kaluan disa orë argëtuese mes tyre.
Përfaqësues të kësaj shoqate bashkëbiseduan me familjarët mbi problematikat që kjo shtresë sociale e pëfaqësuese e komuniteteve të ndryshme ka në jetën e përditshme.


Drejtoresha e Qendrës Sociale NishTulla, Bledina Bushi vlerësoi Kryetaren e shoqatës ALBACCESS OPEN, zonjën Enkeleida Fejzo për mbështetjen e Qendrës Komunitare Multifunksionale në funksionimin e realizimin e aktivitetit në “Ditën Ndërkombëtare të librit dhe të drejtës së autorit.”


“Libri e leximi kanë një fuqi të jashtëzakonshme tek fëmijët, stimulon fantazinë e tyre, u shpreh zonja Fejzo. Eshtë mjaft e rëndësishme që shteti të investoi e shoqëria të sensibilizohet për të ndihmuar këto realitete e histori njerëzore”, tha ajo.
Kryetarja e shoqatës ALBACCESS OPEN, i bëri apel familjarë e prindërve të frekuentojnë më shpesh këtë qendër për ta kthyer në një dritare shumë funksionale në jetën e zhvillimin e të gjithë banorëve të zonës.
Prej disa vitesh Shoqata e ALBACCESS OPEN ka kontribuar në pasurimin e sistemimin e ambienteve të kësaj qendre, për kushte sa më të përshtatshme ndaj fëmijët.
E pranishme ishte dhe gazetarja shqiptare e cila jeton e punon në Romë, zonja Alba Kepi, e cila u shpreh e emoconuar nga ky realitet vulnerabël i cili kërkon më shumë ndihmë e vëmendje nga autoritetet lokale e nga shoqëria shqiptare.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *