Përgatiti: E Z. Fejzo

Artisti i viteve të arta për Shqipërin, në muzikën rrok

Adhurim Demiri, solli koncertin e tij unplugged elektro akustik “Mall bulevard.

Me pjesëmarrjen e miqve të tij, emra të njohur të muzikës shqiptare si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Renis Gjoka, Sokol Shehu, Einar Nelku, si dhe me pjesëmarrjen dhe angazhimin e jashtëzakonshme të kantautorit të skenës shqiptare Elton Deda, ku ishte dhe drejtuesi i formacionit të bendit muzikor.

 Ky koncert lindi me dëshirën e madhe e cila nisi menjëherë pasi Adhurimi solli këngën “Mall bulevardi”, ashtu siç quhej edhe ky koncert. Organizuar nga qendra “The Way to” version që rrallë shohim artistë në Shqipëri, në versionin unplugged, në një ambjent me një akustikë mjaft të mirë, si salla e Qendrës Kulturore e Kishës Ortodokse në Tiranë mbrëmjen e 26 qershorit.

Adhurim Demiri nëpërmjet këtij koncerti përcjelli mesazhin që “Shqipëria bëhet nga shqiptarët”.Është një mesazh që duhet përcjellë edhe nga artistë të tjerë. Patjetër që ka shumë që e kanë bërë këtë gjë, por ne kemi një detyrim karshi publikut që këto mesazhe të mos rreshtin kurrë. Koncerti do të mbahet mend gjatë në memorien e artistit, por edhe publikut që e ndoqi live,duke kënduar këngët e tij

3 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *