Nga Enkeleida Z. Fejzo
Në qytetin e Memaliajt në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve është realizuar teatri artistiko-kulturor “FJALART”, pjesë nga libri “Kur mungon fjala” i autores Liljana Shanto.

Ky teatër u realizua mjeshtërisht nga producenti dhe regjizori Marsias Lila, në bashkëpunim me nxënësit Shkollën e Mesme “Sali Nivica” Memaliaj dhe me nxënesit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ormën Selami”, Qesarat
Kjo shfaqje përcolli dhe preku tematika të përditshme e të ndryshme sociale dhe njëkohësisht temën e dhunës në familje, rolin e djemve në zgjidhjen e problemit kundër dhunës me bazë gjinore dhe rolin e familjes.
Marsias Lila luan edhe vet në këtë shfaqje, në rolin e babait ku i përcolli me shumë emocione tematikat e jetës së përditshme. Ai thotë se “konkurrenca e jashtëme i vë në vështirësi të rinjtë për të përballuër jetën e tyre duke i bërë ata të mendojn se paraja është gjithçka. Gjendja e vështirë ekonomike nuk duhet ti çoj të rinjtë në rrugën e gabuar, si bixhozi, droga, apo dhuna, por ne duhet tju tregojmë atyre dhe shoqërisë se familja ka rolin kryesorë në edukimin e të rinjëve”.
Me këtë fokus, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe sociologu i mirënjohur Gëzim Tushi, të cili t’i dorëzoja “Certifikatë Mirënjohje” për kontributin e dhënë në fushën e studimeve sociologjike duke prekur shumë fenomene të shoqërisë shqiptare, si dhe për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të rinj të Memaliajt përgjatë viteve 1975-1977.

Për kontributin e dhënë në fushën e studimeve sociologjike,
duke prekur shumë fenomene të shoqërisë shqiptare,
si dhe për kontributin e dhënë në edukimin e brezave të rinj të Memaliajt përgjatë viteve 1975-1977.

Në këtë aktivitet mesazhet ishin të shumta dhe ndërgjegjësuese, ku të gjithë nxënësit pjesëmarrës që morrën pjesë punuan së bashku për më shumë se tre muaj dhe kjo solli pjesëmarrjen dhe angazhimin e të rinjtëve dhe aftësin e tyre interpretues edhe pse ishin për herë të parë si aktor.
Në këtë drejtim Bashkia Memaliaj premtoj se do të angazhohet maksimalisht për të evidentuar dhe promovuar të rinjtë e talentuar, pasi projekti sot tregoi se ka talente por mjafton pak shtysë dhe vullnet për t’i angazhuar.
Punojmë për ata që janë e ardhmja e këtij vendi!

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!