
Ftesë Për Ofertë
Shoqata “ALBACCESS OPEN” organizon projektin 12 mujor “Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje – Program i thelluar trajnimi”.
Projketi do të zhvillohet në Tiranë ku do të përfshihen shumë bashki të qyteteve të ndryshme brenda Rep së Shqipërisë. Për herë të parë do të përfshijë nxitjen e pjesëmarrjësve së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre. Ky projekt vjen në kuadër të programit Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë.
Projekti do të krijojë dhe zbatojë një program të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë Rinor, Organizatave të Shoqërisë Civile, Punonjësit rinor nëpër bashki dhe të rinjë që do të shprehin interesin për të qenë pjesë e trajnimit, për të përdorur dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore dhe për të krijuar të gjitha njohuritë e nevojshme për të kryer procesin e monitorimit dhe vlerësimit.
Për këtë projket kërkojmë sherbimin: Dizajni dhe printimi i toolkit
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në adresën info@albaccess-open.com, enkeleida.fejzo@gmail.com ose nr kontakti 0694751205 dhe 0682834379 nga data 23/9/2023 – 25/10/2023.
Produkti është shërbim: Dizajni dhe printimi i toolkit. Ky shërbim do të përdoret gjatë kohëzgjatjes së parashikuar të projektit për veprimtaritë për mbarëvajtjen e këtij projekti.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!