
Dhurata për fëmijët e të burgosurve/ Aktivitet festiv në ambientet e IEVP Drenovë-Korçë
Në një atmosferë festive janë shpërndarë dhurata për fëmijët e të burgosurve që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë, përmes një aktiviteti të organizuar nga Drejtoria e Burgut të Drenovës, IEVP në bashkëpunim me Shoqatën “AlbAccess Open”.
Një aktivitet si ky vjen për herë të parë në këtë institucion, ndaj edhe për këtë organizatorët ishin kujdesur për të krijuar një ambient sa më miqësor familjarëve, përfshi këtu dhe fëmijët e të dënuarve.
Për aktivisten dhe kryetaren e Shoqatës “AlbAccess Open” Znj Enkeleda Fejzo u shpreh se: institucionet e burgjeve duhet të bëjnë më tepër përsa i përket ambienteve të takimeve të të burgosurve me familjarët e tyre e në veçanti me fëmijët.
Në këtë aktivitet argëtues e kulturor morrën pjesë këngëtarët Spiro Roko, Fabio Merolli dhe Totil Doko që i dhanë atmosferë aktivitetit.
Për të gjithë fëmijët pjesëmarrës në këtë aktivitet, organizatorët kanë shpërndarë dhurata me rastin e festave të fundvitit.
