Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje
Program i Thelluar Trajnimi

Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022–2029 synon të fuqizojë të rinjtë dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse. Ky projekt fokusohet në monitorimin dhe vlerësimin e politikave rinore përmes standardeve evropiane dhe metodologjive bashkëkohore të pjesëmarrjes rinore.

Rreth Projektit

Ky projekt propozon krijimin dhe zbatimin e një programi të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë Rinorë, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë aktivë në Shqipëri. Projekti synon përdorimin e standardeve të cilësisë për monitorimin dhe vlerësimin e politikave rinore në nivel vendor dhe kombëtar.

Nëpërmjet këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuri praktike mbi metodologjitë e monitorimit, identifikimin e boshllëqeve në politikat rinore dhe hartimin e rekomandimeve konkrete për përmirësim.

Projekti synon fuqizimin e aktorëve të interesit dhe organizatave rinore për të zbatuar standarde të cilësisë në monitorimin dhe vlerësimin e politikave rinore. Përmes këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri mbi përdorimin e metodologjive të monitorimit, hartimin e planeve të veprimit dhe analizimin e ndikimit të politikave publike tek të rinjtë.

Strategjia Kombëtare e Rinisë dhe dokumentet e Forumit Rinor Evropian shërbejnë si bazë për ndërtimin e këtij modeli monitorimi dhe vlerësimi.

Program i Thelluar Trajnimi
Çfarë pritet

Aktivitetet Kryesore

Procesi i Përzgjedhjes

Identifikimi transparent dhe gjithëpërfshirës i pjesëmarrësve të programit përmes bashkëpunimit me organizatat rinore dhe institucionet.

Platforma e Trajnimit

Krijimi i një hapësire të dedikuar për materiale, komunikim dhe shkëmbim eksperiencash.

Hartimi i Materialeve

Përshtatja e dokumenteve dhe metodologjive sipas standardeve të Forumit Rinor Evropian.

Zhvillimi i Trajnimeve

Organizimi i sesioneve intensive praktike dhe teorike mbi monitorimin e politikave rinore.

Raportimi dhe Vlerësimi

Përgatitja e rekomandimeve dhe raporteve për institucionet dhe aktorët rinorë.

GRUPET E SYNUARA

Grupi kryesor i synuar janë organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e rinisë, zhvillimit dhe fuqizimit të tyre si edhe të rinj & të reja të cilët janë aktiv dhe marrin pjesë në zhvillimet e politikave rinore apo në organizime që synojnë përmirësimin e tyre.

Rëndësi të veçantë kanë edhe anëtarët e Këshillave Vendor Rinor dhe Këshillit Kombëtar Rinor, si aktorë të rëndësishëm në procesin e konceptimit dhe zbatimit të politikave rinore.

Me shumë rëndësi është edhe përfshirja e punonjësit rinor të secilës bashki, por edhe ata të rinj të cilët janë të angazhuar në qendrat rinore në qytete të caktuara të Shqipërisë.

Grupi i Synuar i këtij projekti do të shndërrohen në aktorë të rëndësishëm të monitorimit dhe vlerësimit të politikave, duke ndikuar kështu në vendimmarrje të cilat kanë impakt mbi jetën e të rinjve Shqiptarë.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I PROJEKTIT

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të rris kapacitetet e Këshillave Vendor Rinor, OSHC-ve dhe të rinjve në Shqipëri për të monitoruar dhe ndikuar në proceset e politikëbërjes dhe zbatimit të politikave rinore. Duke i pajisur ata me mjetet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, projekti synon të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve, llogaridhënien dhe transparencën në vendimmarrje, duke çuar në përmirësimin e politikave rinore dhe zbatimin efektiv të tyre. Projekti synon qëndrueshmëri në metodologjinë e monitorimit të dokumentit politik nga njëri vit tek tjetri.

Objektivat Kryesore

  • Të ofrohet një paketë trajnimi për OSHC-të dhe anëtarët e KVR-ve mbi procesin e monitorimit dhe vlerësimit.
  • Të rritet kuptueshmëria mbi procesin e politikëbërjes rinore në Shqipëri.
  • Të pajisen pjesëmarrësit me njohuri praktike për monitorimin e politikave rinore.
  • Të krijohet një rrjet bashkëpunimi ndërmjet organizatave rinore dhe institucioneve.
  • Të nxitet angazhimi aktiv i të rinjve në proceset e vendimmarrjes.

Rezultatet e Pritshme

  • Rritja e njohurive mbi monitorimin e politikave rinore.
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe institucioneve.
  • Përfshirja më aktive e të rinjve në vendimmarrje.
  • Politika rinore më efektive dhe gjithëpërfshirëse.
  • Ndërtimi i një rrjeti të qëndrueshëm bashkëpunimi.

Monitorimi dhe Raportimi

Për ekipin e projektit, monitorimi dhe raportimi janë procese kyçe për të vlerësuar ndikimin dhe suksesin e aktiviteteve. Projekti do të përfshijë:

  • Mbledhjen periodike të të dhënave
  • Analizimin e rezultateve
  • Përfshirjen e aktorëve kryesorë
  • Raporte të përmbledhura
  • Komunikimin e rezultateve me publikun dhe institucionet

Hipotezat

  • Të rinjtë do të tregojnë interes për pjesëmarrje aktive.
  • Organizatat rinore do të angazhohen në monitorim dhe vlerësim.
  • Institucionet do të mbështesin procesin e bashkëpunimit.

Rreziqet

  • Interes i ulët për pjesëmarrje.
  • Mungesë e kapaciteteve teknike.
  • Vështirësi në monitorimin e vazhdueshëm të politikave.

Link informacioni i metejshem

Keni pyetje për ne?

Na shkruani dhe do t'ju përgjigjemi sa më shpejt.