Aktiviteti “WITH US NOT FOR US” u zhvillua në qendrën Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, në mbështetje të personave me Sindromën Down.

Qëllimi ishte ndërgjegjësimi mbi të drejtat e barabarta, pjesëmarrjen e plotë në komunitet dhe krijimin e mjediseve pranuese e respektuese.

Aktiviteti theksoi rëndësinë e largimit nga qëndrimet negative, diskriminimi dhe përjashtimi, duke promovuar autonominë individuale dhe përfshirjen sociale.