Një shkrim për personalitetin nga personalite të shquara

Regjisori z. Kujtim Gjonaj dhe Kryetarja e Shoqatës “AlbAccess Open” znj.Enkeleida Z. Fejzo

Përgatiti: Kristaq Shabani (President i Lnpsha “Pegasi” Albania)

28 shkurt 2021
KINEASTI KUJTIM GJONAJ, FENOMENI I “PERANDORISË “ SË KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE (FILMIT DOKUMENTAR)
LAJM I TRISHTË
LIDHJA NDËRKOMBËTARE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI’ ALBANIA REGJISORIN, KINEASTIN, PRODUCENTIN, ARTISTIN E MADH KUJTIM GJONAJ…, ANËTAR I AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE , “ARTIST I SHQUAR “ I SAJ
QARKU I GJIROKASTRËS HUMBI NJË PERSONALITET NDERI TË TIJ
SHQIPËRIA NJË MJESHTËR TË MADH TË ARTIT …
NJË HUMBJE KJO E RËNDË DIMENSIONALE…
KRYERESPEKT PËR VEPRIMTARINË E TIJ SHUMËPLANSHE…
NGUSHËLLIMET MË TË SINQERTA FAMILJES ,TW AFËRMËVE, KOLEGËVE, TË GJITHË NJERËZVE QË E DESHËN ARTISTIN GJONAJ…


PËR KUJTIM GJONAJ NUK KA “ISHTE’, POR “ËSHTË”…
KINEASTI KUJTIM GJONAJ, FENOMENI I “PERANDORISË “ SË KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE (FILMIT DOKUMENTAR)
FRAGMENT NGA FJALA CELEB RUESE e dorëzimit të titulli të lartë” NDERI I QARKUT GJIOKASTËR “ REGJISORIT, SKENARISTIT, PRODUCENTIT KUJTIM GJONAJ, “MJESHTËR I MADH ” , i cili, përafërsisht pesë dekada, kryefjalëzoi në Perandorinë e filmit dhe vijon me përkushtim dhe pasion rrugëtimin e tij profesional (Gjirokastër, 17 janar 2020).
Jetëshkrimi (Hap pas hapi)
Lindi në Mezhgoran të Tepelenës në vitin 1946. Në vitin 1947, familja e tij vjen në Tiranë. Në vitin 1953, fillon shkollën shtatëvjeçare në shkollën “Hoxha Tahsin”, mandej, pas përfundimit të kësaj shkolle, në vitin 1960-1964 ndjek studimet e mesme në shkollën e mesme të përgjithshme “Çajupi” dhe vijon studimet në fakultetin e Filologjisë për Letërsi dhe Gazetari. Pas përfundimit të fakultetit, punësohet si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Viti 1969 është viti, ku shkroi skenarin e parë filmik, ndërsa, në vitin 1973, martohet me zonjën Bukurije Llagami.
Sadisfaksionin e parë të xhirrimit të dokumentaritë të parë, si regjisor, e përjetoi në vitin 1974, ku, dhe në këtë vit, bëhet “baba” me lindjen e vajzës së vet, Valbona.
Viti 1975, falë këmbënguljes së tij, shkruan skenarin e parë të filmit artistik, ndërsa, viti 1976 i sjell në jetë gëzimin e tij të dytë: djalin Genti.
Në vitin 1978, Kujtimi realizon skenarin e fundit të filmit artistik: “Këshilltarët”. Në vitin 1979 emërohet regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Viti 1985 sjell gëzimin e tretë të familjes Gjonaj, lindja e djalit Martin.
E pastajmja: Në vitin 1992 emërohet Kryeredaktor i revistës “Bota Shqiptare”, ndërsa në vitin 1994 krijon shtëpinë Botuese “Bota Shqiptare”, ndërsa, në vitin 1997 krijoi Shtëpinë filmike “Bota Shqiptare”. Në vitin 2003, emërohet Drejtor i “Alba Filmit”.
Në vitin 2006 doli në pension…
Prej vitit 2007 veprimohet si regjisor te Shtëpia Filmike “BOTA SHQIPTARE”.
Kujtimi është sot një përfaqësues i denjë, veprimtar i shquar i Shoqërisë Civile shqiptare, madje për kontributin e tij LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , Akademia e saj Alternative e shpalli dhe “NJERIU I VITIT 2019”.
Është shpërblyer për veprimtarinë e tij me shumë çmime si dhe me shumë vlerësime me medalje , urdhra, si dhe tituj, ku të gjithë kanë rëndësinë e tyre .
Në vitin 2012, nga Presidenti I Republikës së asaj kohe, Bamir Topi, u titullua “Mjeshtër i Madh”me motivimin: “Përkontribut të rëndësishëm në kinematografinë shqiptare si regjisor, scenarist dhe producent, veçanërisht në filmin dokumentar dhe në atë me temë historike, duke zënë kështu një vend të nderuar në kulturën shqiptare”.
Sot , me propozimin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës e ka nderuar me një titull të lartë , të rëndësishëm.
Të kryefjalëzosh në “Perandorinë” Kinematografike duhet të produktosh materie filmike intelektuale, të jesh intuitativ, duhet të jesh i talentuar dhe i prirur, plot fantazi, të zotërosh artin profesional, gjuhën shqipe në të gjitha drejtimet semantiko-gramatikore- drejtshkrimore, të zotërosh artin e profesional të të shkruarit, të “pikturosh dhe të skulpturosh” me fjalë dhe sentencë filmike , të kesh zhdërvjelltësi dhe të shquhesh jo vetëm për shkathësi mendjeje, por edhe lëvizjeje, të njohësh problematikën e kohës, të jesh mjeshtër i krijimit të profileve dhe të paraqitësh me kualitet peronalitete që kanë dhënë kontribut në historinë tonë kombëtare… Kur ndodhesh në Perandorinë e filmit vetëm kështu mund të të vihet skeptri i fenomenit.
Të jesh regjisor, do të thotë, në kuptimin tërësor të kësaj fjale, të risosh gjendje, ndodhi me art, të gdhendësh, të këndvështrosh proceset dhe fenomenet jetësorë me një aftësi tepër të veçantë, zhbiruese, ku mbretëron jo vetëm pasioni dhe kënasqësia, por profesionaliteti, drejtësia dhe shtysat, bindja dhe vullneti drejt një progresit pashmangshëm. Të shkruash me “celuloid” do të thotë të shkruash historinë.
Nëse këndvëren regjisorin –kineast të fokusuar, kreativiteti i tij është i nocionuar, i gjerë në tematikë e trajtesë, analitik e ballafaques, nxjerrje në pah të gjendjes reale, dalje në përfundime logjike dhe në tregim rrugës të mprehta të ardhura nga një logjikë e shëndoshë dhe elastike…, duke bërë një pasqyrim tipik.
Kujtim Gjonaj është një krijues shumë dimensional, pasi ai jo vetëm u profilizua si regjisor e skenarist, por edhe si redaktor kinoditaresh, kinoreportazhesh, filma kronikë, filma dokumentarë, manifestime folklorike (43) por hapëroi vrullshëm me 52 me larmi tematike për ngjarje, ndodhi, zbatim idesh, profilizime, profile, portretizime, lidhësi miqësish, punë të vrullshme ndërtuese, ngjarje me rëndësi kombëtare, prezantime historike, festime përvjetorësh e tjerë …
Por, krahas skenarëve në fushën dokumentare, ai sprovoi dhe në skenarë për filma artistikë: katër të tillë, por edhe për skenarë për filma vizatimorë tre të tillë.
U shqua si producent që nga vitit 1998 e deri tashmë në 24 sipërmarrje.
Në profesionin e regjisorit (1974-2015) spikati në regjinë e 64 filmave dokumentare, kronikalë.
Dihet që Kinematografia trajtesën e rrok në të gjitha fushat politike- shoqërore të kohës, pasqyrimi i së cilave realizohet me një stil të veçantë , me sekuenca të “kompozuar” me art e realitet, me tërësi skenarë që trajtojnë përditshmërinë, politiko –shoqërore- historike, në rrjetin e publicitetit të shfaqes vizive.
Kinematografia sot e ka zgjeruar gamën e saj në sferën filozofike , estetike e tjerë…
Ne kemi shembuj të mëdhenj nga bota kreative, ku shkrimtarë të mëdhenj, regjisorë me emër startin e suksesimit të tyre e kanë filluar nga publicistika… A nuk e filloi prej publicistikës Dostojevski, Heminguej, Markezi dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet publicistikës hodhën hapa galopantë në Letërsi. Edhe Kujtim Gjonaj u specializua për gazetari dhe u shqua në artin kinematografik.
Dihet që Fan S. Noli krijoi të ashquajturin obelisk publicistik. Ishte njëkohësisht poet i fuqishëm, publicist dhe orator i shquar, studiues, dijetar dhe muzikolog, kompozitor e shqipërues i talentuar, dramaturg, një nga stilistët më të mirë të prozës sonë. Noli mbetet një nga figurat më të njohura të artit dhe të shkencës shqiptare, por edhe një publicist i shkëlqyer. Brendia e veprave atdhetare të tij, që është në vazhdën e atyre të Rilindjes, ushqen ndikimin e thellë përparimtar të kulturës sonë.
Ndaj dhe Kujtim Gjonaj, krijues i shumë profileve, portretizimeve thekson: “Secili nga ne i mbetet borxh historisë dhe askush nuk mundet ta arrijë ta shpërfaqë sa duhet…”.
Regjisori Kujtim Gjonaj , i cili është një shembull i modelit kinematografik, është një modul dhe pikë referimi e reflektive për ardhmërinë e kineastikës shqiptare si profesionist , njeri urtësor dhe kualitativ, të cilit i flasin me fjalor kineast veprat e tij të shumta. ..
Sot vetëm me një ose dy shkrime sakate, në të gjitha konceptet, duke përdorur lavdomaninë dhe autoemërimin, shumëkush e quan veten kineast, regjisor…,shumëkush e quan veten skenarist pa patur suksesin e mundshëm motivues.… Kineastët profesionalë japin ndihmesë të padiskutueshme në lëvizjen frontale të fenomeneve, proceseve në kahjen dhe drejtimin e duhur në progresivitetin e Botës.
Përfundesë:
Kineasti Kujtim Gjonaj, model bashkëkohor, shembull i lartë në evidentimin e ngjarjeve, ndodhive; rezultativ në aftësinë publikuese e ilustruese si dhe në kontributin kreativ për përgatitjen e kineastëve të ardhmërisë, frymëzues i sferës së medias vizive për rreth pesë dekada në Perandorinë e Filmit vital, na krenaron sot të gjithëve .

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh poeti i njohur Lefter Çipa.

Lajmin e bën të ditur djali i tij Aleksandër Çipa, i cili zgjedh që ta përshëndesë të atin me vetëm një fjalë: Lamtumirë! Poeti prej disa kohësh kishte shfaqur probleme me shëndetin, dhe duket se pesha e viteve dhe mundimi i zgjatur i sëmundjes, kanë bërë që ai të shuhet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lefter Çipa

Lefter Çipa (14.02.1942) ka lindur në Pilur (Himarë). Është një ndër poetët dhe autorët më origjinal të folklorit shqiptar në zonën e Bregdetit të Himarës dhe krahinën e Labërisë. Autor i rreth 20 librave me poezi. Ndër librat më të qarkulluar me poezi të këtij autori janë: “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit” etj. Konsiderohet, si “Princi i sotëm” i Polifonisë Shqiptare duke qenë autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit.

Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve më këmbëngulës të poezisë gojore popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 tekste këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike, si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet), grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.

Prej vitit 1964 është bashkëpunëtor i Institutit të Folklorit e më pas (1979) i Institutit të Kulturës Popullore. Në arkivin e shkruar të IKP ndodhen qindra faqe me materiale të mbledhura nga ky autor. Veç kësaj, ai ka marrë pjesë edhe në disa ekspedita etno-folklorike të zhvilluara në krahinën e Labërisë dhe sidomos në fshatrat e Bregut të Himarës. Është autor i një filmi dokumentar me përmbajtje etno-folklorike.

Lefter Çipa konsiderohet, si autor i shquar i një numri këngësh me përmbajtje dhe nivel të lartë artistik e muzikor, si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “Në sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Ky autor ka qenë pjesëmarrës me krijimet e veta në 7 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qenë i lauruar në çdo Festival Kombëtar. Lefter Çipa ka botuar një numër të shumtë artikujsh për autorë dhe përfaqësues të shquar të letërsisë kombëtare shqiptare. Ka një arkiv të pasur me dokumente që flasin për fondin autentik të vlerave polifonike shqiptare në Bregdetin e Himarës dhe zonat ku ajo shtrihet.

Shumica e personaliteteve më të shquara të kulturës, mendimit dhe kërkimit shkencor kulturologjik kanë përcjellë vlerësime dhe publikime të rralla vlerësuese për veprën, kontributin dhe vlerat shumëplanëshe të këtij autori dhe organizatori të shquar të veprimtarive polifonike dhe folklorike shqiptare në gjithë hapësirën. Lefter Çipa mbahet mend si bashkorganizatori nismëtar i Trios së famshme vlonjate. Ai është burimi ku ushqehen një pjesë e mirë e këngëtarëve dhe kompozitorëve shqiptarë. Disa prej këngëtarëve tanë të mirënjohur, kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të përveç të tjerash edhe disa nga poezitë dhe lirikat e këtij autori.

(E.Z.F)

Përgatiti Enkeleida Z. Fejzo

1. Nuk do të llokoçis një këmbë për të kërkuar një armik.
2.Unë duhet të kem shkuar të jetoj, ose të qëndroj dhe të vdes.
3. Brishtësi, emir yt është grua!
4.Unë dëshiroj të ishim të huaj më të mire.
5.Përralla juaj, zotëri, do ta shëronte shurdhimin.
6. Nuk do ta kisha futur hajnin në gojën time të ma vidhte trurin.
7. I bërë për vdekje nga gjuha shpifëse
8. Më mire budalla i shkathët se një i shkathët budalla.
9. Pak ujë na pastron ne nga kjo vepër.
10. Orët e pikëllimit duken të gjata.
11. Dhe asgjë nuk është, por çfarë nuk është.
12. Të lindësh është sikur të rrëmbehesh. Dhe pastaj të shitesh në skllavëri.
13.Është shumë lehtë për mua t’i mësoj njëzet çka është e drejtë për tu bërë, atëherë bëhu një nga njëzet të pasosh mësimin tim.
14.Jo sepse e doja Cezarin më pak por e doja Romën më shumë.
15.Nuk ka asgjë serioze në Vdekshmëri
16.Të jesh njeri i favorizuar mire është dhuratë e fatit; por të shkruash dhe lexosh vije nga natyra.
17.Dashuria e të rinjve nuk qëndron me të vërtetë në zemrën e tyre, por në sytë e tyre.
18.Më mbani mend.

Uiliam Shekspir (William Shakespeare)

19.Nëse mund të shikosh në farën e kohës dhe të thuash cila kokërr do të rritet e cila jo …

  1. Për tu ngjitur kodrave të rrëpira nevojiten hapa të ngadalshëm në fillim.
  2. Se e vërteta duhet të jetë e heshtur thuajse kisha harruar.
  3. Heshtja shpesh e pafajësisë së pastër bind kur të folurit dështon.
  4. Asgjë nuk është aq e shpeshtë sa dëshira për të qenë i mrekullueshëm.
  5. Tani është dimri i pakënaqësive tona.
  6. Mos gjyko ndërgjegjen e njeriut duke shikuar në fytyrën e tij sepse ai mund të ketë zemër të keqe.
  7. Qeshja e zëshme paralajmëron mendjen e zbrazët.
  8. Sikur që valët shkojnë drejtë gurëve të bregut të detit, ashtu nxitojnë minutat tona drejt fundit të tyre.
  9. Dashuria nuk më bën asnjë pyetje, dhe më jep mbështetje të pa fund.
  10. Kur babai i jep djalit, të dy qeshin; kur djali i jep babait, të dy qajnë.
  11. Është plaga e kohës, kur të çmendurit udhëheqin të verbëtit.
  12. Ndrysho fytyrën tënde dhe unë do të ndryshoj jetën time.
  13. Ku dashuria është e madhe, dyshimet e vogla janë shqetësuese; Ku shqetësimet e vogla rriten, dashuria e madhe rritet këtu.
  14. Sikur që e dua emrin e nderit më shumë se sa kam frikë nga vdekja.
  15. Ena e zbrazët e bën zërin më të lartë.
  16. Shpresa e vërtetë është e shpejtë dhe fluturon me krahë gëlltitës.
  17. Pak më shumë se soj, pak më pak se lloj.
  18. Fjalimi i pandershëm fle në vesh të budallait.
  19. Betohem në shpirtin tim, nuk ka fuqi në gjuhën e njeriut të më ndryshoj mua.
  20. Në të vërtet nuk jam budallai i saj, por korruptuesi i saj i fjalëve.
  21. Dashuria që nuk mund të e kemi është ajo që zgjat më së shumti, dhemb më së thelli, por ndihet më së forti.

41. Falënderohu për atë që je sot dhe lufto për atë çfarë do të jesh nesër.
42. Pra i ulurituri, luan.
43. Teptisja e të mirave kalon në të këqija.
44. Paqja është e natyrës së pushtimit; sepse atëherë të dyja palët janë fisnikërisht të pushtuara, dhe asnjëra pale humbëse.
45. Dhe kush do të mendonte plaku të kishte aq shumë gjak në të.
46. Dhe ku dy zjarre takohen, ata konsumojnë gjënë e cila ushqen tërbimin e tyre.
47. Libri i lypësit tejkalon në vlerë gjakun e një fisnikut.
48. Nuk ka art për të gjetur konstruktin e mendjes në fytyrë.
49. Vlerësimi i së humburës e bën kujtimin më të dashur
50. Më shumë punë me më pakë art.
51. Ai burrë i cili ka një gjuhë, unë them nuk është burrë, nëse ai me gjuhën e tij nuk mund të fitojë një grua.
52. Kjo marrje e të krishterëve do të rris çmimin e derrave.
53. Bukuria blihet sipas gjykimit të syrit.
54. Koha ecën në paterica derisa dashuria t’i ketë të gjitha ritet e saja.
55. Është marrëzi të jetosh kur të jetosh është vuajtje, dhe pastaj a kemi recetë të vdesim kur vdekja është mjeku ynë.
56. Ata janë lypës, por që mund të llogarisin vlerën e tyre.
57. Mjalti shumë i ëmbël është i neveritshëm në ëmbëlsinë e tij. Dhe në shije shuan oreksin. Prandaj, dashuroni me maturi.
58. Nëse na shponi a nuk gjakosemi? Nëse na gudulisni a nuk qeshemi? Nëse na helmoni a nuk vdesim? Dhe nëse na bëni keq a të mos marrim hak?
59. Këto gëzimet e papritura kanë përfundime të papritura. Ato digjen në fitore sikur zjarri dhe baruti.
60. Më mëso, krijues i dashur, si të mendoj dhe të flas
61. Eja, Zonjë, vdis për të jetuar.
62. Dashuria është qorre.
63. Mendimi është i lirë.
64. Dashuria është shumë e re për ta ditur çka është ndërgjegjja.
65. Nuk dhemb gjuha të thuash fjalë të drejta.
66. Çfarë është bërë është bërë.
67. Çfarë është bërë s’mund të ç’bëhet.
68. Kur lindim, qajmë që kemi ardhur në këtë skenë budallenjsh.
69. Dashuria që na përcjell ndonjëherë është telashe, të cilën ne e falënderojmë si dashuri.
70. Ma kthe mëkatin tim prapa.
71. E vërtetë është se kemi parë ditë edhe më të mira.
72. Arsyet e forta bëjnë veprimet e forta.
73. Të jesh apo të mos jesh.
74. Ke durim, bota është e gjerë dhe e hapur.
75. Nga ai mëkat bien engjëjt.
76. Gjaku do të ketë gjak.
77. Zemra nga drita jeton gjatë.
78. I duaj të gjithë, u beso disave.
79. Si çmenduria është lavdia e jetës.
80. O më mëso si të harroj të mendoj.
81. Sinqeriteti është politika më e mirë.
82. Shpirti im është në qiell.
83. Dëshpërohu dhe vdis.
84. Siç jemi jemi krijuar, ashtu jemi.
85. Ata thonë mrekullitë janë e kaluar.
86. Ka shumë njerëz që kanë më shumë flokë se sa zgjuarsi.
87. Dashuria dhe qielli e bëjnë njeriun qiellor
88. Nuk ka errësirë, por injorancë.
89. Çfarë është bërë nuk mund të ç’bëhet.
90. Asgjë nuk mund të vije nga asgjë.
100. Vdekja është gjë e frikshme.
101. Rrjedha e dashurisë së vërtetë asnjëherë s’ka ecur lëmuar.
102. Budallai e njeh veten të urtë, por i urti e di veten si budalla.
103. Mos e ke frikë madhështinë: disa kanë lindur të mëdhenj, disa arrijnë madhështinë dhe disa kanë madhështinë mbi ta.
104. I duaj të gjithë, u beso disave, mos i bëj keq askujt.
105. Jeta është sikur teatër
106. Ka mjaft kohë për të fjetur në varr.
107. Shumë fjalë të vërteta janë thënë në shaka.
108. Mungesa e bën zemrën të ndikohet.
109. Le të jetë jeta e shkurtë, përndryshe turpi do të jetë shumë i gjatë.
110. …ku gjaku qytetar bën duart qytetare të pa pastra…
111. E gjitha ajo që shkëlqen nuk është ari.
112. Sytë janë dritaret e shpirtit tone.
113. Kam lindur i lirë si Cezar; gjithashtu edhe ti
114. Ai e vret atë në humorin e tij.