Qëllimi i shoqatës është:
- Të punojë në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit kombëtar dhe ndërkombëtar, si: fatkeqësitë natyrore, sëmundjet madhore, etj. që prekin shtetet ku ka kombësi shqiptare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Nxitja e studimeve, hulumtimeve, botimeve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe aktivitete për minimizimin e dhunës, diskriminimit, korrupsionit, pabarazisë gjinore.
- Ngritja e shërbimeve ose e qendrave edukative-sociale, këshillime edukuese, ofrim shërbime të mësipërme në çdo njësi vendore, përfshi: Institucione shkollore, Qendra Rinore, Qendra Rehabilitimi, koherente me komunitetet botërore të mendimit të specializuar. Për fushat e mësipërme do të jetë gjithnjë i hapur bashkëpunimi me shoqata, organizata të ngjashme si kjo.
- Pjesëmarrje në koordinim, monitorim lidhur me ecurinë e proceseve zgjedhore, proces i sondazhit, proces i statistikave në territorin e Republikës së Shqipërisë.
