𝐀𝐭𝐣𝐞 𝐤𝐮 𝐤𝐚 𝐒𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞̈, 𝐤𝐚 𝐉𝐞𝐭𝐞̈
Atmosfera e Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit është momenti dedikuar solidaritetit, ndihmës, dhuratave, shpresës, reflektimit për një Vit të Ri që po troket.
Por është dhe momenti i kartolinave, i urimeve me njëri tjetrin e për të dashurit tanë.
Shoqata “AlbAccess Open” në bashkëpunim me Institucionin e IEVP Korçë, në këtë fund viti 2023, zhvilluan një aktivitet festiv me një program të përkushtuar për fëmijët e personave që vuajnë dënimin, me praninë e tyre, të familjarëve, aktivistëve të shoqërisë civile e personelit të këtij institucioni.

Shoqata “ALBACCESS OPEN” prej vitesh u dedikon fëmijëve e familjeve në nevojë, programe speciale me vëmendje të veçantë ndaj formimit e problematikave të tyre sociale.
Ky aktivitet u mundësoi fëmijëve të personave që vuajnë dënimin pranë IEVP Korçë, një ambient dashurie e përqafimesh të munguara me të dashurit e tyre.
Jo të ndarë por të bashkuar me prindërit, fëmijët u argëtuan e morën shumë dhurata e urime për Vitin e ri 2024.
Ishin momente gëzimi por dhe atmosfere ngrohtësie e barazie përfshirëse, ashtu siç festojnë moshatarët e tyre pa peshën e ndarjes.
Përmes shpresës e vlerave të jetës ky aktivitet promovoi kulturën e dashurisë pa kufi ndarës, të bukurën, të mirën e artin.
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë vlerësoi Kryetaren e shoqatës “ALBACCESS OPEN” Znj. Enkeleida Z. Fejzo me Certifikatën e motivuar: “Atje ku ka Shpresë, ka Jetë”. Mbi këtë vlerësim Enkeleida shprehet me modesti se “falenderimi dhe mirënjohja për këtë veprimtari ështē njē nxitje dhe njē rast për njē bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha I.E.V.P-të në Shqipëri.”
Është viti i dytë që shoqata AlbAaccess Open zhvillon aktivitetin për festat e fundvitit. në IEVP Korçë.
“Kjo ndihmesë nuk do të ndalet këtu, por do të mirëpresë dhe do të mbajë të hapur komunikimin dhe kërkesat nga ana e IEVP, ku ne si shoqatë do të kontribuojmë në qëllimin pozitiv, me kapacitetet e mundësitë që do të kemi për të realizuar nevojat dhe kërkesat.

Keni pyetje të tjera? Na shkruani një email.
SHOQATA ALBACCESS OPEN
Tiranë, Shqipëri | Cel: +355 69 47 51 205
Email: info@albaccess-open.com
Email: enkeleida.fejzo@gmail.com
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara – Albaccess Open