Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje – Program i thelluar trajnimi

Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029, miratuar me VKM në tetor të vitit që lamë pas është i pari dokument strategjik për politikat rinore në Shqipëri. Nisur nga metodologjia e përdorur për hartimin e kësaj strategjie, si “të rinjtë për të rinjtë”, në të njejtin kuadër është parashikuar edhe monitorimin dhe vlerësimi i saj nga aktorë të jashtëm. Procesi i vlerësimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë bazohet në një dokument mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore[1]  të përgatitur nga Forumi Rinor Evropian. Nëpërmjet këtij mekanizmi, nxitet ‘kultura e pjesëmarrjes’ duke i ofruar të rinjve apo organizatave të shoqërisë civile një model vetvlerësimi ndërkombëtarë dhe të standardizuar. Ky mekanizëm vetvlerësimi ndihmon për të krijuar një ide lidhur me politikat rinore në vendin tonë. Kështu, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë të rinjtë mund të identifikojnë hapësirën mes standardeve dhe realitetit të politikave rinore në vend, e më pas, të punojmë për të ngushtuar këtë hapësirë.


[1] A Toolkit for Quality Standards on Youth Policy: https://pjpeu.coe.int/documents/42128013/47262391/Toolkit+on+Quality+Standards+for+Youth+Policy+-+European+Youth+Forum.pdf/c5d10d1b-c704-e45a-50f6-e0ace956ae42

Në këtë kontekst, është thelbësore që organizatat/të rinjtë jo vetëm të jenë në dijeni të këtij mekanizmi por mbi të gjitha të aftësohen për t’a vendosur në punë, për të kryer sic duhet një vlerësim të situatës dhe për të rritur kështu kapacitetet e tyre për të mbikëqyrur zhvillimet dhe për të bërë rekomandimet e duhura në dobi të politikave rinore dhe të cilësisë së jetës së të rinjve në tërësi. Politikat rinore mund të kuptohen dhe përmirësohen më tej, vetëm nëse ato monitorohen dhe vlerësohen në bazë të një metodologjie të shëndoshë, duke bërë të mundur që cdo organizatë/i/e re të jetë në gjendje të kuptojë ndryshimet që do të shoh në politikat rinore dhe cilat janë hapat për të shkuar drejt tyre.

Duke mbajtur në konsidertë herën e parë të zbatimit të këtij mekanizmi, projekti që propozohet do të krijojë dhe zbatojë një program të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë  Rinor,  Organizatave të Shoqërisë Civile, Punonjësit rinor nëpër bashki dhe të rinjë që do të shprehin interesin për të qenën pjesë e trajnimit, për të përdorur dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore dhe për të krijuar të gjitha njohuritë e nevojshme për të kryer procesin e monitorimit dhe vlerësimit.

Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 si edhe plani i saj i veprimit janë dokumentet kyc  ku do të bazohen politikat për aktivizimin, përfshirjen dhe mbështetjen e të rinjve. Ky dokument ka për qëllim hartimin e politikave rinore kombëtare integruese, për adresimin e problemeve të ndryshme me të cilat përballen sot të rinjtë e që lidhen me sfida si, përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse, punësimi, edukimi, teknologjia dhe inovacioni, rritja e aktiviteteve në lidhje me artet dhe zejet, shtim të aktiviteteve sportive, vullnetarizëm etj. Strategjia vjen si rezultat i një procesi konsultimi të gjerë, të zhvilluar në të gjithë Shqipërinë, në disa faza, për një periudhe disa mujore (Gusht 2021 – Shkurt 2022).

Si të gjitha Strategjitë e mirëkonceptuara, edhe SKR ka një kornizë monitorimi dhe vlerësimi. Posacërisht, në dokumentin strategjik, përfshihet edhe ‘Metodologjia e Vlerësimit të Jashtëm me Pjesëmarrje’. Procesi i vlerësimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë bazohet në një dokument mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore[1]  të përgatitur nga Forumi Rinor Evropian.

Nëpërmjet këtij mekanizmi, nxitet ‘kultura e pjesëmarrjes’ duke i ofruar të rinjve apo organizatave të shoqërisë civile një model vetvlerësimi ndërkombëtarë dhe të standardizur. Ky mekanizëm vetvlerësimi ndihmon për të krijuar një ide lidhur me politikat rinore në vendin tonë. Kështu, organizatat e shoqërisë civile dhe vet të rinjtë mund të identifikojnë hapësirën mes standardeve dhe realitetit të politikave rinore në vend, e më pas, të punojmë për të ngushtuar këtë hapësirë.

Në këtë kontekst, është thelbësorë që organizatat/të rinjtë jo vetëm të jenë në dijeni të këtij mekanizmi por mbi të gjitha të aftësohen për t’a vendosur në punë, për të kryer sic duhet një vlerësim të situatës dhe për të rritur kështu kapacitetet e tyre për të mbikëqyrur zhvillimet dhe për të bërë rekomandimet e duhura në dobi të politikave rinore dhe të cilësisë së jetës së të rinjve në tërësi. Politikat rinore mund të kuptohen dhe përmirësohen më tej, vetëm nëse ato monitorohen dhe vlerësohen në bazë të një metodologjie të shëndoshë, duke bërë të mundur që cdo organizatë/i/e re të jetë në gjendje të kuptojë ndryshimet që do të shoh në politikat rinore dhe cilat janë hapat për të shkuar drejt tyre.

Duke mbajtur në konsidertë herën e parë të zbatimit të këtij mekanizmi, projekti që propozohet do të krijojë dhe zbatojë një program të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë  Rinor,  Organizatave të Shoqërisë Civile, Punonjësit rinor nëpër bashki dhe të rinjë që do të shprehin interesin për të qenën pjesë e trajnimit, për të përdorur dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore dhe për të krijuar të gjitha njohuritë e nevojshme për të kryer procesin e monitorimit dhe vlerësimit.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Projekti që ne propozojmë do të konceptojë dhe zbatoj një program të thelluar/dedikuar trajnimi për të nxitur Vlerësimin e SKR-së me Pjesëmarrja nga Jashtë, nëpërmjet përdorimit të dokumentit mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore[2]  të përgatitur nga Forumi Rinor Evropian.

Projekti ynë synon të fuqizojë të rinjtë dhe aktorët e interesit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të zbatuar sic duhet dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore.

Nëpërmjet një programi trajnimi, ne do të ofrojmë udhëzime të thelluara mbi përdorimin e këtij ‘toolkit’. Trajnimi do të mbulojë cështje si vlerësim nevojash, zhvillim planesh veprimi, anagzhim aktorësh, monitorim dhe vlerësim, promovimin e pjesëmarrjes së të rinjve, gjithëpërfshirje etj.

Duke ndërtuar dhe ngritur kapacitetet e pjesëmarrësve, projekti ynë synon të rrisë cilësinë e monitorimit të politikave rinore, duke siguruar që ato të përputhen me standardet ndërkombëtare dhe të adresojnë në mënyrë efektive nevojat dhe aspiratat e të rinjve. Së bashku, ne do të nxisim një mjedis që promovon politika rinore gjithëpërfshirëse dhe me ndikim, duke kontribuar në zhvillimin holistik dhe fuqizimin e brezit të ardhshëm.

GRUPET E SYNUARA

Grupi kryesor i synuar janë organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e rinisë, zhvillimit dhe fuqizimit të tyre si edhe të rinj & të reja të cilët janë aktiv dhe marrin pjesë në zhvillimet e politikave rinore apo në organizime që synojnë përmirësimin e tyre.

Rëndësi të vecantë kanë edhe anëtarët e Këshillave Vendor Rinor dhe Këshillit Kombëtar Rinore, si aktor të rëndësishëm në procesin e konceptimit dhe zbatimit të politikave rinore.

Me shumë rëndësi është edhe përfshirja e punojësit rinor të seciilës bashki, por edhe ata të rinj të cilët janë të angazhuar në qendrat rinore në qytete të caktuara të Shqipërisë.

Grupi i Synuar i këtij projekti do të shndërrohen në aktorë të rëndësishëm të monitorimit dhe vlerësimit të politikave, duke ndikuar kështu në vendimmarrje të cilat kanë impakt mbi jetën e të rinjve Shqiptarë.

Gjatë procesit të thirrjes për të qenë pjesë e programit të trajnimit, kuota të dedikuara do të rezervohen për grupet e margjinalizuara/grupet vulnerabël. Këta indivë kanë një rol thelbësorë dhe janë një zë i rëndësishëm për zhvillimin e politikave rinore dhe përmirësimin e tyre, duke i bërë ato gjithpërfshirëse dhe të orientuara drejt mundësive të barabarta për të gjithë.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I PROJEKTIT

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të rris kapacitetet e Këshillave Vendor Rinor, OSHC-ve dhe të rinjve në Shqipëri për të monitoruar dhe ndikuar në proceset e politikëbërjes dhe zbatimit të politikave rinore. Duke i pajisur ata me mjetet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, projekti synon të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve, llogaridhënien dhe transparencën në vendimmarrje, duke çuar në përmirësimin e politikave rinore dhe zbatimin efektiv të tyre. Projekti synon qendrueshmeri ne metodologjine e monitorimit te dokumentit politik nga njeri vit tek tjetri.

OBJEKTIVI I PROJEKTIT
  • Të ofrojë një paketë trajnimi të dedikuar për OSHC-të/anëtarët e KVR-së, KKR-së dhe të rinjtë mbi procesin e monitorimit dhe vlerësimit, bazuar mbi dokumentin e Forumit Rinor Evropian për ‘Standardet e Cilësisë së Politikave Rinore’
  • Të rris njohuritë dhe kuptueshmërinë e pjesëmarrësve mbi procesin e politik-bërjes në Shqipëri, duke përfshirë formulimin e politikave, miratimin e tyre dhe fazat e zbatimit.
  • T’i pajis pjesëmarrësit me aftësitë e nevojshme për të monitoruar dhe vlerësuar efektivitetin e politikave dhe ndikimin e tyre tek të rinjtë.
  • Të krijoj një rrjet të trajnuar individësh/organizatash, me aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë në vlerësimin e jashtëm të përvitshmë për zbatimin e SKR-së
  • Të nxis angazhimin dhe bashkëpunimin aktiv midis OSHC-ve, të rinjve dhe aktorëve përkatës në nxitjne e mëtejshme të  politikave miqësore ndaj të rinjve dhe zbatimin e tyre
  • Të krijoj një rrjet OSHC dhe të rinjsh të trajnuar, të cilët përfshihen në mënyrë aktive në monitorimin e politikave
REZULTATET E PRITSHME
  • Aftësi të përforcuara për të monitoruar dhe vlerësuar politkat rinore, për të identifikuar boshllëqet dhe për të propozuar përmirësime
  • Bashkëpunime të përforcuara mes OSHC-ve, rinisë dhe palëve të interesit, për të propozuar politika efektive
  • Politika rinore të përmirësuara dhe të zbatuara, duke cuar në ndikime pozitive në jetën e të rinjve
  • Qendrueshmëria e programit të trajnimit nëpërmjet ngritjes së një rrjeti për të siguruar të nxënin në mënyrë të vazhdueshme dhe për të ndarë praktikat më të mira
AKTIVITETET

1. Konceptimi i një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës për të identifikuar dhe përzgjedhur pjesëmarrësit që do të trajnohen. Promovimi i programit nëpëmrjet disa kanaleve, duke përfshirë edhe median sociale, rrjetet ekzistuese të OSHC-ve dhe organizatave. Procesi do të përfshijë një identifikim paraprak të aktorëve kyc dhe ftesës për shprehur interesin e tyre. Ne propozojmë ngritjen e një komisioni të posaçme për të bërë vlerësimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve bazuar në kritere të tilla si fusha e veprimtarisë, interesat, përfaqësimi gjeografik, etj. Kriteret do të dakordësohen me MSHRF dhe AKR.

2. Hartimi dhe zhvillimi i një pyetësori të dedikuar për të matur dhe vlerësuar nevojat për trajnim. Pas përzgjedhjes së pjesëmarrësve, do të krijojmë një pyetësorë të dedikuar për të bërë një analizë të njohurive dhe për të krijuar një program të dedikuar për grupin që do të trajnohet. Pyetësori do të jetë anonim dhe do të ketë për qëllim të kuptojë pak më tepër mbi njohuritë lidhur me monitorimin dhe vlerësimin në përgjithësi, atë të politikave rinore në veçanti si edhe koncepte të tjera të nevojshme për të monitoruara zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë bazuar në dokumentit mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore

3. Hartimin e moduleve të trajnimit dhe të programit. Programi i dedikuar i trajnimit do të lidhet drejtpërdrejt me rritjen e aftësive të pjesëmarrësve për të zbatuar ‘Toolkit on Quality Standards for Youth Policy’. Ky dokumenti i përgatitur nga Forumi Rinor Evropian parashikon 8 standarde për vlerësimin e strategjive dhe secili standard ka treguesit e tij ku duhet bazuar vlerësimi. Trajnimi i thelluar do të prek fillimisht konceptet bazë të monitorimit dhe vlerësimit dhe më pas do t’i dedikohet abztimit të secilit standard dhe matjes e vlerësimit të cdo treguesi.

4. Zhvillimi i programit të trajnimit Trajnimi do te zhvillohet me grupe prej jo me shume se 18 persona per te garantuar cilesine e trajnimit. Trajnim do te zhvillohet sa me prane vendbanimit te pjesmarrevsve duke garantuar edhe nderveprimin midis antareve te disa KKR te te njetit qark apo te me shume se nje qarku.

5. Takime/diskutim dhe raporti final me përfaqësues institucionesh të përfshira në hartimin dhe zbatimin e politikave rinor

HIPOTEZAT DHE RREZIQET

HIPOTEZAT:

– Këshilli Vendor Rinor është i përbërë nga anëtarë aktiv, të cilët duan të rrisin kapacitetet e tyre dhe të përforcojnë rolin që kanë nëpërmjet trajnimit

– ‘Toolkit on Quality Standards for Youth Policy’ do të vijojë të jetë një ndër dy dokumentar standard mbi të cilin kryhet vlerësimi i SKR-së

– Rinia do të vijojë të jetë ndër prioritetet e qeverisë

– MSHRF do të vijojë të ndjekë një qasje gjithpërfshirëse në proceset/politikat/nismat që ndjek

– OSHC-të dhe të rinjtë kanë interes dhe dëshirë për t’u trajnuar mbi zbatimin e metodave dhe monitorimit & vlerësimit dhe posacërisht të përdorimit të ‘‘Toolkit on Quality Standards for Youth Policy’

RREZIQET

-Dokument me standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore njihet pak nga grupi ynë i synuar

– Interes i ulët për të marrë pjesë në një trajnim të tillë, të thelluar

– Monitorimi & vlerësimi janë ende risi në vendin tonë ndaj dhe nevojitet promovim i të gjitha aspekteve pozitive që sjell

MONITORIMI DHE RAPORTIMI

Për ekipin tonë, monitorimi dhe raportimi i projektit është thelbësorë, pasi na lejon të marrim masat e duhura dhe të bëjmë ndryshime të cilat do të rrisnin edhe më tepër ndikimin e aktiviteteve tona. Monitorimi dhe raportimi do të bëhen bazuar mbi sa më poshtë:

  • Zhvillimin e një plani monitorimi dhe vlerësimi, që do të përfshijë metodat, mjetet dhe shpeshtësinë e mbledhjes së të dhënave si edhe personat e përfshirë në këtë ushtrim
  • Mbledhjen të dhënave fillestare (baseline data). Për sa është e mundur dhe disponueshme, ne do të mbledhim disa të dhëna paraprake, përpara se të nis projekt. Kjo do të na japë një baze mbi të cilën mund të masim ecurinë në vijim, pas nisjes së zbatimit të projektit.
  • Mbledhje periodike të dhënash
  • Analizë dhe interpretim
  • Përfshirje aktorësh kyc
  • Përdorimi e rezultateve për vendimmarrje
  • Komunikimi i rezultateve
  • Raportime të përmbledhura

[1] A Toolkit for Quality Standards on Youth Policy: https://pjpeu.coe.int/documents/42128013/47262391/Toolkit+on+Quality+Standards+for+Youth+Policy+-+European+Youth+Forum.pdf/c5d10d1b-c704-e45a-50f6-e0ace956ae42

[2] A Toolkit for Quality Standards on Youth Policy: https://pjpeu.coe.int/documents/42128013/47262391/Toolkit+on+Quality+Standards+for+Youth+Policy+-+European+Youth+Forum.pdf/c5d10d1b-c704-e45a-50f6-e0ace956ae42