Nga Enkeleida Z. Fejzo
Çdo gjë nisi në orën e biologjisë. Mësuesi e pyeti Dimitrin se cilat gjallesa janë trastaxhinj dhe a jetojnë mes nesh të tilla gjallesa? Dimitrt as që ia berë syri tërr nga pyetja, por nisi të flasë ezber, sikur të ishte kompetent i kësaj çështjeje: – Trastaxhinjtë janë ata njerëz, zoti mësues, të cilët çdo ditë mund t’i shikosh me trasta në duar. Torbaxhinjtë më të njohur janë: I pari unë ( këtu hyjnë të gjithë njerëzit), pastaj mamaja ime, babai, gjyshi, gjyshja, motra ime, komshija Rada, si dhe të gjithë të afërmit e mi, të largët atë afërt. Unë që në klasën e parë fillore vazhdoj të mbaj trastë, të cilën e quajnë çantë shkolle. Brenda në të ka libra, fletore, lapasa me ngjyra, ndonjë roman, portrete futbollistësh, çamçakaza dhe shumë sende të tjera. Trasta peshon rreth 5-6 kilogramë, madje e mbajë edhe të dielave, edhe në raste festash e aktivitetesh të ndryshme në shkollë. Mami im mban në trastën e saj 1 deri në 2 kilogram artikuj kozmetikë, madje deri edhe ujë të oksigjenuar e bojëra flokësh që i blen tek tregëtarët turq.
Babai mban në trastën e tij një dosje, shkresa e dokumenta të ndryshme të firës ku punon, çeçe bosh, megjithëse marrëdhëniet me bankën nuk i ka të mbara, pasi firma del përherë me kolpo financiare. Edhe gjyshi im mban një trastë, madje e merr me vete çdo mëngjes kur blenë simite apo bukën e mistrit të nxehta për të ngrënë. Pastaj, torba e tij mbushet plot kur del në Pazar dhe pesha e saj arrin deri në 5-6 kilogram, sa ai mezi ecën, gulçon e peshon në çdo dhjetë metra.
Për gjyshen mund të them se kjo është prototipi i mbajtjes së tratave, saqë nuk mund të imagjinoj pa mbajtur ndonjë torbë në dorë. Zakonisht ajo nuk bënë pazar, por në trastën e saj ajo mban përherë 1 deri në 1 kilogram e 200 gram ilaçe të ndryshme, për të kuruar të gjitha sëmundjet, reale apo ireale. Trasta e saj është e destinuar të mbushet si në dimër e në beharë me speca, domate e perime të tjera…
Motra im studion në Tiranë dhe kur kthehet në shtëpi, trasta e saj është e mbushur plot me artikuj të ndryshëm, sidomos ushqimorë, pasi ajo i ka vënë vetes si synim vetëm të mësojë e jo të shpenzojë kohë për t’u ushqyer. Pastaj vjen edhe komshija ime Rada , në trastën e së cilës mund të gjesh që nga gjëlpëra e deri tek lokomotiva…! Ca vite më parë, trastaxhinjtë i gjej rrallë nëpër rrugë, sepse nuk i linte puna, kurse tani janë shtuar aq shumë sa kanë mbushur pazaret dhe kafenetë e qytetit. Unë mendoj, zoti mësues se ka vetëm një rrugëzgjidhje për pakësimin e tyre. Dhe kjo është që të nisim sa më parë punë nga fabrikat, pasi nuk ka ilaç apo vaksinë që të parandalojë shumimin e trastaxhinjëve.
…Mësuesi e dëgjoj deri në fund Dimitrin. Por nuk e vlerësoi me notë. U justifikua duke i thënë se do ta pyeste përsëri orën tjetër. Them se ai do të konsultohet edhe me kolegët e tij, apo jo?


