Enkeleida Fejzo dhe Presidenti i LNPSHA Prof. Dr. Kristaq F. Shabani

Tiranë, 27 nëntor 2025 – Poetja, gazetarja dhe presidentja e shoqatës “AlbAccess Open”, Enkeleida Fejzo, është nderuar me titullin e lartë “Akademike e Pavdekshme” nga Akademia Alternative Pegasiane (AAP) – Brazil, në kuadër të një takimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar.

Enkeleida Fejzo, e lindur në Memaliaj – një qytet i vogël në jug të Shqipërisë, pranë Gjirokastrës – aktualisht jeton dhe vepron në Tiranë. Ajo është një emër i njohur në fushën e letërsisë, gazetarisë dhe veprimtarisë shoqërore, si dhe bashkëpunëtore e hershme e strukturave akademike ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Fejzo u shpreh e emocionuar dhe falënderuese për vlerësimin e dhënë, duke theksuar se bashkëpunimi me Akademinë Alternative Pegasiane dhe presidenten e saj, Prof. Dr. Magna Aspasia Fontenelle, ka zgjatur prej më shumë se gjashtë vitesh dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në shkëmbimin universal të vlerave kulturore.

Ajo ka marrë pjesë aktive në ekspozita kulturore ndërkombëtare dhe është pjesë e Antologjisë “Korsi e Hapur” V, poezi dhe prozë në gjuhën portugeze, ideuar dhe botuar nga Prof. Dr. Magna Aspasia Fontenelle dhe Prof. Dr. Kristaq F. Shabani, një botim që ka forcuar më tej lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Brazilit.

Enkeleida Fejzo është autore e dy librave dhe aktualisht ka në proces librin e tretë dhe të katërt. Prej më shumë se dhjetë vitesh ajo angazhohet në projekte kulturore, akademike dhe shoqërore, duke u vlerësuar me tituj dhe çmime të ndryshme nga institucione brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Titulli “Akademike e Pavdekshme” përfaqëson një nga vlerësimet më të larta të Akademisë Alternative Pegasiane dhe jepet për personalitete me kontribut të veçantë në letërsi, kulturë dhe mendim akademik.

Në përfundim, Fejzo u shpreh se do të vazhdojë angazhimin e saj aktiv në veprimtaritë e AAP/Brazil dhe se një nga synimet e saj të ardhshme është përkthimi i një prej veprave të saj në gjuhën portugeze (braziliane), si pjesë e thellimit të bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.

Takohemi te Liqeni – Një Ditë Shprese dhe Frymëzimi për Gratë

Më 6 Mars 2025, Shoqata “AlbAccess Open”, me kryetare Enkeleida Fejzo, në bashkëpunim me Dr. Albert Gjoka, bashkëthemelues i Bukinist.al, dhe Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Pojskë, organizuan një aktivitet kulturor në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Nën simbolikën e titullit “Takohemi te Liqeni”, ky aktivitet synonte të krijonte një atmosferë ngrohtësie, reflektimi dhe motivimi për gratë. Liqeni, si metaforë e qetësisë dhe shpresës, u shndërrua në një vend takimi të brendshëm, ku secila grua mund të gjente forcën dhe vizionin për të ardhmen e saj.

Fuqizimi përmes artit dhe letërsisë

Gjatë aktivitetit, gratë patën mundësinë të shprehnin veten përmes tregimeve dhe poezive të shkruara prej tyre. Leximi i këtyre shkrimeve frymëzuese krijoi një hapësirë të veçantë komunikimi dhe ndjenje të përbashkët.

Në këtë kuadër të konkursit që u organizua nga Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim (IKEZH) në bashkëpunim me Kryetaren e Shoqatës “AlbAccess Open” Znj, Enkeleida Fejzo dhe drejtuesit e IEPV Pojskë në Pogradec me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Pjesëmarrëset morën pjesë në një garë letrare, ku krijimet e tyre u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje nga Shoqata “AlbAccess Open”. Ky vlerësim shërbeu si një shtysë për të nxitur më tej pasionin dhe talentin e tyre letrar. Me këtë rast, drejtuesi i organizatës IKEZH, Albert Gjoka ka dhuruar disa libra për gratë e dënuara, duke i inkurajuar ato të vijojnë rrugëtimin e tyre në botën e leximit dhe shkrimit.

Art, muzikë dhe mesazhe shprese

Aktiviteti u pasurua edhe me interpretimin e këngëve të ndryshme dhe ekspozimin e punimeve artistike të grave, duke sjellë emocione të forta dhe ndjenja të përbashkëta. Arti dhe muzika u bënë ura lidhëse mes pjesëmarrëseve, duke krijuar një atmosferë ku shpresa dhe fuqizimi ishin në qendër të vëmendjes.

Në këtë event, u diskutua mbi fuqinë e shpresës dhe ndryshimit, duke krijuar një hapësirë ku gratë ndanë ëndrrat dhe sfidat e tyre. Si pjesë e këtij mesazhi inkurajues, u shpërndanë dhurata simbolike, libra të zhanreve të ndryshme, lule dhe mesazhe të personalizuara për secilën grua.

Një hap drejt fuqizimit dhe reflektimit

Aktiviteti “Takohemi te Liqeni” nuk ishte thjesht një festë, por një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi fuqinë e grave për të ndryshuar dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe komunitetin. Shoqata “AlbAccess Open”, në bashkëpunim me institucionet dhe mbështetësit, solli një mesazh të fortë: gratë kanë forcën të rindërtojnë jetën e tyre, të shprehin talentin dhe të jenë pjesë aktive e ndryshimit shoqëror.

Ky aktivitet la një gjurmë të rëndësishme tek pjesëmarrëset, duke krijuar një hapësirë ku arti, poezia dhe bisedat inspiruese u shndërruan në burime shprese dhe motivimi për një të ardhme më të ndritur.

Në ambjentet e IEVP Pojskë Pogradec u zhvillua një aktivitet letrar për gratë dhe vajzat në shkelje të ligjit, brenda institucionit përkatës ku janë të detyruara ligjërisht të zbatojnë regullat dhe normat përkatëse të sanksionuara me ligj në periudha të specifikuara.

Shoqata “AlbAccess Open” me kryetare Enkeleida Fejzo duke i quajtur dhe këto gra dhe vajza pjesë e pandashme e shoqërisë, me qëllimin e mirë të riedukimit ligjor dhe shoqëror, dhuroi për këtë institucion mbi 40-të libra botime të viteve të fundit, të cilat ishin kërkuar nga vet të dënuarat. Librat të cilat ju dhuruan bibliotekës së institucionit shërbejnë për të dhënë në jetën e tyre shumë ngjyra nga jeta frymëzuese plot ide, motivim, shumë momente reflektimi, kurajo si dhe forcë për tu bërë të denja për familjen dhe shoqërinë pasi të dalin nga institucioni.
Nuk mund të ketë asgjë të ndershme në jetë, në qoftëse ajo nuk përputhet me drejtësinë.. Për të ndërgjegjësuar qoftë dhe me librat, që përcjellin mesazhe dhe ide jetike, këto gra që vuajnë dënimin, u evidentua kjo nisëm.

E veçanta e kësaj nisme është se për herë të parë Shoqata “Albaccess Open” në bashkëpunim me Bukinist i përfaqësuar nga Z. Albert Gjoka kanë vendosur të dhurojnë libra të tjerë nëpërmjet një konkursi letrar ku të gjitha gratë të bëhen pjesë e një gare. Duke lexuar dhe ballafaquar dëshirat e tyre, do t të përfshihen duke shkruar përshtypjet nga librat e lexuara, duke arritur dhe të krijojnë në mënyrën e tyre frymëzuese një ese, poezi, rrëfenjë apo një tregim. Mbas kësaj do të grumbullohet krjimtaria e tyre, do të  përzgjidhen, lexohen e do të vlerësohen nëpërmjet një jurie, krijimet që të bukura dhe mesazhdhënëse. Dituria dhe arsyeja flasin, injoranca dhe padrejtësia ulërijnë.studimi është mjeti më i mirë për të luftuar vuajtjet e jetës.

Në këtë aktivitet do të dhurohen për krijimet e veçanta nga një libër nga autorët tanë dhe do të jepet një çmim i parë me një paketë librash artistikë. Të mësosh është hapi i parë, të jetosh vetëm i dyti.(Hygo). Kjo nisëm është një mundësi shumë me vlerë jo vetëm për pasurimin e bibliotekës së institucionit tonë IEVP POJSKË por edhe një mundësi për të lexuar letërsi bashkëkohore në kohën e lirë.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Pojskë vlerësoi Kryetaren e shoqatës “ALBACCESS OPEN” Znj. Enkeleida Z. Fejzo me Certifikatë Vlerësimi e motivuar: “Mirënjohja është shenjë e shpirtrave fisnikë”. Mbi këtë vlerësim Enkeleida shprehet me modesti se “falenderimi dhe mirënjohja për këtë veprimtari ështē njē nxitje dhe njē rast për njē bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha I.E.V.P-të në Shqipëri.”

Shoqata “AlbAccess Open” zhvilloi trajnim në Bashkinë Kamzë. U krye sesioni i plotë i trajnimit me një grup pjesëmarrësish me pjesëtarë të KVR dhe personave të interesit të Bashkisë Kamzë ku merrnin pjesë më shumë se  10 persona një numër ky shumë larg qëllimeve tona, por interesante ishte se të gjithë pjesëmarrësit ishin femra. Trajnimi me pjesmarrësit ishte interesante sepse ato sollën shumë raste nga jeta e tyre e përditshme dhe ne shumë herë u ndalëm e folëm mbi përvetësimin e dijeve qytetare, demokratike dhe aftësive të nevojshme për angazhimin e tyre  në proceset vendimmarrëse në nivel qendror dhe vendor, duke u shoqëruar me zbatimin në praktikë të dijeve të përfituara.

Pjesëmarrërësit  ishin bashkëpunues dhe kërkonin të merrnin sa më shumë informacion dhe detaje mbi trajnimin. Qëllimi jonë kryesor ishte dhe është që trajnimi të mos zhvillohej vetëm nga trajnuesi por të kishte një bashkëveprim midis trajnuesit dhe te rinjve që merrnin pjesë.

Trajnimi zgjati rreth 2 orë, ku filloj me prezantimin e pjesëmarrësve dhe ishte shumë e veçantë pasi studimet e tyre ishin shumë të ndryshme nga njëra-tjera. Kjo e bëri edhe shumë më të frytshëm dhe të larmishëm trajnimin dhe diskutimet, ku pati dhe një sesion pyetjesh paraprake për të parë se sa të rinjtë qe ishin pjesë e trajnimit ishin të interesuara  mbi politikat rinore. U shpjeguam se nga kush financohej dhe mbështetej projekti dhe pse ne ishim përzgjedhur si fitues. Trajnimi ishte intensiv për vetë natyrën femërore si një dinamikë e fuqishme në vendimmarrje që  konsistoi  në shpjegim  e shumë  pikave kryesore të toolkit dhe pyetje nga trajnuesi që gjithmonë vinin si pyetje brenda toolkit që ne prezantuam.

U ndanë certifikata për pjesëmarrësit. Edhe në koktelin e përgatitur nga ne shërbeu në një  mënyrë pozitive për tu njohur nga afër dhe për të marrë mendimet e tyre mbi sesion trajnues.  Pjesëmarrësit konfirmuan prezencën e tyre duke dhënë dhe mail ku shprehën dëshirën për të marrë pjesë edhe në trajnime apo aktivitete të tjerra si këto. Një kopje te prezantimit te toolkit  u është nisur në mailet e tyre dhe një listë prezencë është në AKR. Në fund të këtij  trajnimi  na falënderuan dhe vumë re një interes të lart nga grupi dhe një fedback mjaft pozitiv.

Nga: Prof.Kristaq F.Shabani

Ja pse shkrova librin fjalor “Rrënjët e mia”


Gjithçka ka filluar në muajn e gushtit 2015, kur Natale Capodicasa, me origjinë italiane, President i Organizatës së dhuruesve vullnetarë të Gjakut së Shqipërisë, vuri re në facebook se unë, President e Organizatës Italiane Vullnetarë të Gjakut e Olbies po shkruaja në shqip; ai më më kontaktoi dhe më tha: pse ti, italian, shkruan shqip?” Unë iu pirgjegja se jam arbëresh; ai më tha: sa mirë!!! Ju pelqen të vini këtu në Tiranë për 10 vjetorin e Organizatës sime? U gëzova shumë dhe iu përgjigja, po po se vij me shumë kënaqësi, ju falendëroj shumë; Natale më tha: shumë mirë, shihemi me 19 tetor.

Me datë 19 u nisa me aeroplanin dhe mbërrita në Tiranë. Nga ai moment lindi dhe zuri rrënjë historia ime në Shqipëri. Duke shkuar lart e poshtë kemi bërë dhe kemi realizuar me Natale shumë projekte për hirë të dhurimit të gjakut. Me 4 shkurt 2017 erdh Presidenti Natale në Olbia dhe bëmë binjakzimin Avis Olbia me Organizatën Shqiptare të Gjakut dhe me Organizatën e Korsikës e Presidentit Patrik Fallet, me një festë shumë të madhe ku morën pjesë Bashkia e Olbies me Nënkryetarien e Bashkisë Doktoresha Sabrina Serra, Shoqata AVIS me shumë dhurues gjaku, dhe shume mjekë, infermierë nga Spitali, ishim rreth 200 veta. Një sukses i madh sepse numri i dhurimeve të gjakut është rritur nga dite pas dite. Gjithashtu së bashku me z. Musa Zenelaj President i Talasemikëve menduam të organizojmë diçka më të medha dhe më të mira ishte ajo e Ditës Botërorë të Talasemisë 8 maj 2018. U organizuam në menyrën më të mirë dhe ja ku erdhi 8 maji, të gjithë në Qendrën Rinor në Tiranë, marrin pjesë Presidenti Republikës Z. Ilir Meta, Këshilltarja Doktoresha Brunilda Paskali, Ambasadori Italian në Shqipëri Dr. Alberto Cutillo, shumë personalitete nga politika, mjekësia dhe kultura, Musa Zenelaj me Organizatën e Talasemikëve, Shoqata AVIS e Olbias me Presidentin Agostino Chiaffitella, Doktoresha Maddalena Lendini Drejtoria i Qendrës së Transfuzionit të Spitalit Olbia.

Një samit me tema të rëndësishme nga të gjithe ndërhyrjet, një sukses i madh. Në fund të samitit Presidenti Meta dhuroi gjak, dhe gjakun e dhuroi për shëndetin e baskatdhetarëve të tji të dashur; unë isha i pranishëm atje dhe pashë se si morën gjak nga krahu; syte e Presidentit shkëlqenin nga lumturia. Kur mbaroi dhurimin dhe u ngrit nga poltrona dhurimit i përgëzoi të gjithë dhe më pas mua që isha pranë më lavderoi për pjesmarrjen me Avis Olbia dhe më pyeti për familjen time, unë u përgjigja se isha arbëresh nga Shën Kostandini Arbëreshëvet dhe se pas karrierës sime ushtarake qëndrova në pension në Olbia dhe falë faktit që isha President i AVIS Olbia pata fatin të isha në Tiranë në Atdheun e të pareve të mi Shqipëri për të bërë diçka të dobishme për vëllezërit shqiptare.

Presidenti më pyeti se çfare mund të bënte për mua, unë fluturova pak lart dhe duke qenë arbëresh thashë se endrra ime më e bukur ishte të kisha nënshtetësi shqiptare dhe të bëhesha shtetas shqiptar në Atdheun si vëllezërit e tjerë shqiptare. Presidenti më tha po dhe Kësilltarja D.sha Brunilda Paskali më trëgoj dokumentacionin e nevojshëm për ta dërguar në Presidencën e Republikës për të realizuar ëndrrën time. Sapo u ktheva në Itali përgatita dokumentet dhe i dorëzova në Presidencën e Republikës dhe kështu pas disa muajsh mora dokumentin e nënështetësisë dhe pas muajve të tjerë mora Pasportën nga Prokurorja dhe Karten e Identitetit nga Njesia 4, kështu u bëra shtetas shqiptar 100 për qind. Dhe ja arsyeja pse shkrova librin Rrënjët e mia: unë, President i një Shoqate të dhuruesve vullnetarë të Gjakut prej shumë vitesh që i di gjitha problemet e kërkimit të dhurimit të gjakut, kur pashë Presidentin e Republikës duke dhuruar gjak mbeta me sy hapur, nuk mund t’i besoja një President e Republikës që dhuroi gjak, kjo ishte hera e parë. Ky akt i Presidentit, një akt madhështor me vlera të larta dhe duke marrë nënshtetësinë më dha idenë për të shkruar një liber, dhe meqë jam arbëresh mendova të shkruaj një liber fjalor me një permbledhje fjalësh arbëreshe nga katundi im Shën Kostandini Arbëreshëvet shprehet në shqip dhe italisht me dedikim për Presidentin Meta.

Unë nuk jam as shkrimtar as poet, as politik, dhe për mallin që kam për Atdheun tim Shqipëri dhe për të mbajtur premtimin që unë kam dhënë në zemër për të studiuar gjuhën shqipe, kam lexhuar shmë libra arbëreshe që kisha dhe shumë libra shqip që bleva dhe që më dhanë miqtë shqiptare, keshtu që në mes të pandemisë filova të shkruaj me zemër dite pas dite, fjalë mbi fjalë në kompjuteri për dy vjet e gjysmë derisa përfundova Fjalorin tim “Rrënjët e mia” në 3 gjuhët familjarishte për ne arbëreshe: arbërisht, shqip dhe italisht, duke filluar nga gjuha shqipe sepse libri i kushtohet Presidentit të Shqipërisë. Me 15 korrik 2022 me rastin e përvjetorit të Aleancës për dhurimin e Gjakut solla si dhuratë këte vepër e vogël Presidentit Meta, Këshilltarës Dr.sha Brunilda Paskali , Presidentit e Organizatës e Gjakut Dr. Natale Capodicasa dhe të gjithë miqtë e mi të tjerë. Së fundi, mund të them për gkithçka që kam shkruar se ky libër ka lindur nga gjaku. Me pëlqen të shtoj se një President i Republikës qe dhuron gjak për shëndetin e bashkatdhetarëve të tij është padyshim Presidenti i Republkës më i mirë në botë. Jetë të gjatë dhe lavdi Presidentit Meta që më frymëzoi për të shkruar këtë libër dhe. Këshilltarës Dor.sha Brunilda Paskali e cila më ka ndihmuar gjthmonë në aktivitetin vullnetarë për dhurimin e gjakut në Shqipëri.
Me shumë respekt
Agostino Chiaffitella (Gustini Çiftelia)
Përgatiti: Enkeleida Z. Fejzo

THIRRJE PËR OFERTË

Shoqata “ALBACCESS OPEN” organizon projektin 12 mujor “Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje – Program i thelluar trajnimi”.

Projekti do të përfshij shumë bashki të qyteteve të ndryshme brenda Rep së Shqipërisë.  Për herë të parë do të përfshijë nxitjen e pjesëmarrjësve së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre. Ky projekt vjen në kuadër të programit Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Projekti do të krijojë dhe zbatojë një program të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë Rinor, Organizatave të Shoqërisë Civile, Punonjësit rinor nëpër bashki dhe të rinjë që do të shprehin interesin për të qenë pjesë e trajnimit, për të përdorur dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore dhe për të krijuar të gjitha njohuritë e nevojshme për të kryer procesin e monitorimit dhe vlerësimit.

Për këtë projekt kërkojmë shërbimin: Transport për pjesëmarrësit, Shërbim Transport

Ky shërbim do të përdoret gjatë gjithë kohëzgjatjes së parashikuar të projektit për veprimtaritë dhe për mbarëvajtjen e këtij projekti  dhe deri në fund të projketit.

Për këtë ftojm operatorët ekonomik me këtë fushë veprimtarie të paraqesin ofertën për shërbimin Transport për pjesëmarrësit, Shërbim Transport.

NrEmertimiLloji i NjësisëNr. Njësi
1TransportShërbim (muaj)10
2Transport për pjesëmarrësitShërbim6

 Produkti është shërbim: Transport për pjesëmarrësit, Shërbim Transport

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në adresën info@albaccess-open.com, enkeleida.fejzo@gmail.com ose nr kontakti 0694751205 dhe 0682834379 nga data 15/03/2024 deri më 15/06/2024.

Ju faleminderit!

“Ti nuk je vetëm”, është mesazhi sensibilizues që Shoqata “ALBACCESS OPEN” e drejtuar nga znj. Enkeleida Fejzo përcolli në aktivitetin e organizuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë me rastin e Festës Ndërkombëtare të 8-të Marsit e Ditës së Verës. Ky aktivitetet solidarizues u realizua falë bashkëpunimit e me iniciativën e inspektores së policisë dhe shkrimtares Meri Mezini,edhe rrjetit të gjerë të anëtarësimit e të vullnetarëve të shoqatës “ALBACCESS OPEN”. Me thirrjen “Ti nuk je vetëm”, shoqata “ALBACCES OPEN, përcolli gjatë këtij aktiviteti, vëmendjen e veçantë që shoqëria e institucionet duhet të kenë për këtë kategori sociale grash e vajzash, që jetojnë detyrimet e tyre, me drejtësinë, me dramën shëndetësore me të cilën vuajnë. Janë histori jete të forta e të dhimbshme grash e vajzash të mbylluara në muret e këtij institucioni e që kërkojnë një trajtim të përheshëm, të specializuar e profesional.

Shoqata “ALBACCESS OPEN” me kryetaren e saj znj. Enkeleida Fejzo në fokusin e punës së tyre, kanë prej vitesh ndihmën, solidarizimin e sensibilizimin në mbrojtje të kategorive të vecanta sociale që jetojnë në kufijtë e harruar të shoqërisë, shtetit e familjes. Aktiviteti “Ti nuk je vetëm”, përcollën momente dashurie, argëtimi e reflektimi për rreth 30 gra që vuajnë fajet e tyre me drejtësinë, problemet e rënda shëndetësore por dhe vetminë familjare.

Një vlerë e shtuar në këtë ditë të vecantë që pjesëmarrja e inspektores së policisë dhe shkrimtares Meri Mezini, nismëtarja e këtij eventi. Prej vitesh ajo punon në rrëfimin e historisë së grave e vajzave të dënuara duke kontribuar në sensibilizimin e shoqërisë e shtetit për një vëmendje më të madhe ndaj tyre.

Një libër, një përqafim, një lule, një verore mbi duar, një ëmbëlsirë o një fustan me ngjyra pranvere, dhuruan për to çaste emocionuese e një ditë ndryshe me thirrjen “Ti nuk je vetëm” Gjithëçka u realizuar edhe falë bashkëpunimit me ekipin edukues e stafin operativ të këtij isntitucioni, që çdo ditë u përkushtohen jetës së këtyre grave e vajzave në vështirësi.

Shoqata ALBACCESS OPEN, i bëri apel shoqërisë të jetë  më  humane e  të frekuentojnë më shpesh këto qendra. Në eksperiencën e saj disa vjecare, ka organizuar shumë takime e bashkëpunimit të këtij niveli me IEVP, Qendra Multifunksionale, Institucione Edukative, Shkolla etj. në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kryetarja e shoqatës Enkeleida Fejzo u shpreh se “nevojat e këtyre grave e vajzave janë bazike e të përhershme, e nuk mjaftojnë me kaq..Ndihma, mbështetja, sensiblizimi, ndërgjegjësimi duhet të jetë i vazhdueshëm. Shoqëria jonë, tha ajo duhet të mos jetë indiferente. E jo vetëm! Krahas ndihmave në materiale didaktike duhet punuar më shumë që këto gra mos të ndjehen vetëm..Mjafton fare pak për ti bërë ato të buzëqeshin, të mos ndihen ndryshe nga të tjerët, dhe për këtë ne duhet të jemi pranë tyre. Shoqata jonë do të jetë mbështetëse për këtë institucion, jo vetëm në ditë feste por dhe në nisma integruese e sociale në përmirësim të jetës së këtyre vajzave e grave.”

Shoqata “ALBACCESS OPEN” ka zhvilluar edhe më herët aktivitete bamirëse, dhe argëtuese në ndihmë të fëmijëve të vecantë pranë, Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë, si dhe për fëmijët e Policëve të Rënë në Krye të Detyrës, Qendra Sociale etj.

Vlerësimi i politikave rinore sipas metodologjisë së Forumit Rinor Evropian!

Thirrje për Aplikim!
Nëse je mbi 18 vjec, merresh me çështjet rinore, ke një organizatë rinore apo përfaqëson rininë në një funksion të dedikuar, KY TRAJNIM ËSHTË PËR TY.
Do të jemi në të gjithë Shqipërinë së bashku, për të mësuar më shumë rreth vlerësimit të politikave rinore sipas metodologjisë së Forumit Rinor Evropian!
Aplikoni deri në datën 22 Mars. Aplikimi duhet të përfshijë të dhënat tuaja (emër, mbiemër, numër kontakti) qytetin ku banoni, si lidhet profili juaj me trajnimin dhe përse dëshironi të jeni pjesë e këtij trajnimi.
Mirëpresim aplikimin tënd në të dy adresat:
sidorela@albaccess-open.com
info@albaccess-open.com

THIRRJE PËR OFERTË

Shoqata “ALBACCESS OPEN” organizon projektin 12 mujor “Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje – Program i thelluar trajnimi”.

Projeketi do të zhvillohet në Tiranë dhe do të përfshihen shumë bashki të qyteteve të ndryshme brenda Rep së Shqipërisë.  Për herë të parë do të përfshijë nxitjen e pjesëmarrjësve së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre.

Ky projekt vjen në kuadër të programit Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Projekti do të krijojë dhe zbatojë një program të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë Rinor, Organizatave të Shoqërisë Civile, Punonjësit rinor nëpër bashki dhe të rinjë që do të shprehin interesin për të qenë pjesë e trajnimit, për të përdorur dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore dhe për të krijuar të gjitha njohuritë e nevojshme për të kryer procesin e monitorimit dhe vlerësimit.

Për këtë projeket kërkojmë shërbimin: SALLA PËR AKTIVITETE

Për këtë ftojm operatorët ekonomik me këtë fushë veprimtarie të paraqesin ofertën për shërbimet e kateringut.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në adresën info@albaccess-open.com, enkeleida.fejzo@gmail.com ose nr kontakti 0694751205 dhe 0682834379 nga data 15/02/2024 – 30/04/2024.

Ky shërbim do të përdoret gjatë kohëzgjatjes së parashikuar të projektit për veprimtaritë dhe për mbarëvajtjen e këtij projekti.

Produkti është shërbim: Salla aktivitetesh

THIRRJE PËR OFERTË

Shoqata “ALBACCESS OPEN” organizon projektin 12 mujor “Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje – Program i thelluar trajnimi”.

Projeketi do të zhvillohet në Tiranë dhe do të përfshihen shumë bashki të qyteteve të ndryshme brenda Rep së Shqipërisë.  Për herë të parë do të përfshijë nxitjen e pjesëmarrjësve së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre.

Ky projekt vjen në kuadër të programit Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Projekti do të krijojë dhe zbatojë një program të thelluar trajnimi për përfaqësuesit e Këshillave Vendorë Rinor, Organizatave të Shoqërisë Civile, Punonjësit rinor nëpër bashki dhe të rinjë që do të shprehin interesin për të qenë pjesë e trajnimit, për të përdorur dokumentin mbi standardet e cilësisë për vlerësimin dhe monitorimin e politikave rinore dhe për të krijuar të gjitha njohuritë e nevojshme për të kryer procesin e monitorimit dhe vlerësimit.

Për këtë projeket kërkojmë shërbimin: Shërbim Katering.

Për këtë ftojm operatorët ekonomik me këtë fushë veprimtarie të paraqesi ofertë për shërbimet e kateringut.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në adresën info@albaccess-open.com, enkeleida.fejzo@gmail.com ose nr kontakti 0694751205 dhe 0682834379 nga data 15/02/2024 – 30/04/2024.

Ky shërbim do të përdoret gjatë kohëzgjatjes së parashikuar të projektit për veprimtaritë dhe për mbarëvajtjen e këtij projekti.

Produkti është shërbim: Shërbim Katering