Koncerti “GLYKERIA LIVE”

Seria e koncerteve “Glykeria Live” u realizua në Shqipëri gjatë vitit 2022 me mbështetjen e AlbAccess Open dhe institucioneve lokale. Projektet sollën performanca live të artistes së njohur Glykeria në disa qytete, duke promovuar kulturën muzikore dhe bashkëpunimin artistik mes vendeve të rajonit.

Ajo solli në datën një atmosferë fantastike duke interpretuar edhe dy këngë të mirënjohura arbëreshe, “Lule lule” dhe “Moj e bukura Moren”, një prej këngëve që konsiderohet edhe si një simbol i rëndësishëm i arbëreshëve, erdhi nga zëri i saj në gjuhën shqipe këngë e cila ngriti në këmbë dhe e shoqëruan në kor. Gjatë koncertit ajo solli dhe disa këngë të saj më të famshme në greqisht si “Sagapo giati” eisai orea”, “Mekri na vroume ourano”, “ Giftopula sto Hamam, Gonia gonia” etj.

GLYKERIA NË TIRANË

Koncertet Nder Vite

Tiranë (15 Shtator 2022)

Koncerti në Tiranë u zhvillua në Parkun e Liqenit Artificial me një bandë prej 14 muzikantësh. Artistja interpretoi repertor të përzier grek dhe shqiptar, përfshirë këngë arbëreshe, duke krijuar një atmosferë unike kulturore dhe pjesëmarrje të madhe publike.

Pogradec (2 Gusht 2022)

Koncert live i mbështetur nga Bashkia Pogradec, ku Glykeria performoi me bandën e saj ndërkombëtare. Eventi u konceptua si show i hapur dhe mblodhi mbi 2000 pjesëmarrës, duke thyer formatet tradicionale të koncerteve.

Dropull (4 Gusht 2022)

Koncerti në Dropull u realizua në formë festive me pjesëmarrje të gjerë publike prej mbi 2500 personash. Performanca solli një atmosferë artistike dhe ndërkufitare, duke promovuar bashkëpunimin kulturor në rajon.

Rreth Kengetares

Glykeria është një ndër këngëtaret më të suksesshme në historinë e këngës popullore ku me një fustan të bardhë në mënyrë të paqtë ndezi atmosferën me një program plot surpriza, ku si asnjëherë më parë në një koncert me muzikë greke u këndua edhe shqip dhe u luajtën disa melodi të miksuara shqiptare dhe greke.

Në Amfitetarin te Kodrat e Liqenit atë natë ajo solli nota të ngrohtë fqinjësie tek publiku ku nuk pushuan së kënduari , kërcyer dhe duartrokitur per dy orë rresht.

Glykeria është një këngëtare e rrallë me një repertor të pariprodhueshëm për shkak të cilësisë së lartë artistike dhe vokalit karakteristik të saj. Ajo është cilësuar edhe si këngëtarja e preferuar e të madhit Teodorakis, “babai” i muzikës greke, i cili ka kompozuar dhe 70% të këngëve të saj.

Ajo njihet edhe si këngëtarja më internacionale pasi gjysmën e kalendarit vjetor gjendet në ture të ndryshme nëpër botë, nga Australia në Kanada e ShBA, Angli dhe në të gjithë Europën. Ajo nuk e ka fshehur pozitivitetin që ka karshi vendit tonë, madje edhe njerëzit më të afërt me të cilët ajo bashkëpunon janë shqiptarë. Glykeria është fituese edhe e shume trofeve të rëndësishëm në Greqi dhe jashtë saj. Është cilësuar dhe një nga 5 këngëtaret më të mira në historinë e këngës popullore greke. Ardhja e Glykerisë në Tiranë ishte një privilegj ku Greqia dhe Shqipëria komunikuan në të njëjtën gjuhë, me një gjuhë që e kuptojnë të gjithë, gjuhën e muzikës, gjuhën e së bukurës, gjuhën e paqes, dashurisë dhe të këngës!

Projektet nga AlbAccess

“Pasurimi i burgjeve”

Program i Thelluar Trajnimi – Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje

“Kur Muzika Lidh Dy Kultura”

“THE ROCK NIGHT BY NIKI AND HIS FRIENDS”