Pasurimi i Bibliotekave ne Burgje

Pasurimi i Bibliotekave Ne Burgje” është një nismë sociale e AlbAccess Open e fokusuar në përmirësimin e aksesit ndaj leximit dhe dijes përmes dhurimit të librave dhe pasurimit të bibliotekave në institucione publike dhe të ekzekutimit të vendimeve penale. Projekti synon të nxisë rehabilitimin, edukimin dhe integrimin social përmes kulturës së leximit.

Pasurimi i bibliotekave ne burgje

Ndalesat Nder Vite

IEVP Lezhë (15 Janar 2019) →

Nisma u zhvillua në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë, ku u realizua pasurimi i bibliotekës me libra të rinj. Aktiviteti u fokusua në rolin e leximit si mjet edukimi dhe reflektimi, duke mbështetur procesin e rehabilitimit për të dënuarit.

IEVP Fier (18 Nëntor 2019 →

Në IEVP Fier u vijua me të njëjtën nismë, duke pasuruar fondin bibliotekar dhe duke promovuar leximin si pjesë e zhvillimit personal dhe social. Aktiviteti theksoi rëndësinë e edukimit dhe ndryshimit pozitiv brenda institucioneve korrektuese.

Vlorë (12 Maj 2021) →

Nisma u zgjerua edhe në komunitet me pasurimin e bibliotekës publike në biblioteken publike Shevqet Musarai ne Vlorë. Projekti synoi të mbështesë lexuesit e rinj dhe të rritur, duke forcuar kulturën e leximit.

Projekte nga AlbAccess

“Pasurimi i burgjeve”

Program i Thelluar Trajnimi – Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje

“Kur Muzika Lidh Dy Kultura”

“THE ROCK NIGHT BY NIKI AND HIS FRIENDS”