Përmbledhje
Data:
08.12.2025
Vendi:
Tiranë
Mbështetur/financuar nga:
Bashkia Tiranë
Projekti kulturo-artistik “The Rock Night by Niki and His Friends” u zhvillua më 8 dhjetor 2025 në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, si një aktivitet muzikor i dedikuar Ditës së Rinisë.
Ky projekt u konceptua si një mbrëmje festive me fokus muzikën rock dhe artistët e rinj, duke sjellë një atmosferë të veçantë që rikujtonte energjinë dhe stilin e viteve 80–90.
Përmes performancave live me kitarë, bas, bateri, piano dhe instrumente të tjera, aktiviteti synoi të promovojë talentet e reja dhe të krijojë një eksperiencë muzikore dinamike, duke lidhur nostalgjinë e rock-ut klasik me energjinë e brezit të ri.
Objektivat
01.
Promovimi i talenteve të reja muzikore
Duke u dhënë hapësirë artistëve të rinj të performojnë dhe të shprehin veten përmes muzikës rock.
02.
Ringjallja e kulturës rock dhe nostalgjisë së viteve 80–90
Duke rikthyer atmosferën dhe energjinë e muzikës live të asaj dekade.
03.
Krijimi i një eksperience muzikore bashkëkohore dhe dinamike
që lidh brezin e ri me muzikën live përmes instrumenteve tradicionale të rock-ut si kitara, basi, bateria dhe pianoja.
Galeria e Projektit
Projektet nga AlbAccess
Koncerti “GLYKERIA LIVE” në Pogradec u realizua live, ku këngëtarja e famshme u shoqërua nga bandi i saj muzikor, pjesë…
Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje Program i Thelluar Trajnimi Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022–2029 synon të fuqizojë të rinjtë dhe…
Projekti Kulturo-Artistik Ndërkombëtar “Kur Muzika Lidh Dy Kultura” solli në Tiranë këngëtarin grek Harry Varthakouris në një koncert live për…
Projekti kulturo-artistik “The Rock Night by Niki and His Friends” u konceptua si një aktivitet muzikor artistik kushtuar Ditës së…


