“Shkolla dhe Shëndeti”
- Projekti 1 - DATA: 08.08.2022 – 26.08.2022
- Projekti 2 - DATA: 15.02.2024 – 25.02.2024
- Projekti 1 - VENDI: Tiranë, Korçë, Elbasan, Lezhë
- Projekti 2 - VENDI: Shkodër, Vlorë, Gjirokastër
- Mbështetur/financuar nga: Bashkia Durrës
Projekti u realizua në kuadër të nismave për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies në mjediset shkollore në Shqipëri, me mbështetjen e Save the Children. Ato u fokusuan në vlerësimin e situatës aktuale në shkolla, rritjen e kapaciteteve të stafit arsimor dhe identifikimin e nevojave konkrete të nxënësve në lidhje me shëndetin fizik dhe mirëqenien e përgjithshme.
Projekti i parë, “Shkolla për Shëndetin”, u zhvillua në katër qytete kryesore dhe kishte si qëllim vlerësimin e indeksit të shkollave, përmes pyetësorëve dhe ndërhyrjeve të strukturuara që ndihmonin në evidentimin e nevojave shëndetësore të nxënësve dhe planeve të shkollave për mirëqenie.
Ndërsa projekti i dytë, “Shkolla dhe Shëndeti”, u fokusua në forcimin e kapaciteteve të mësuesve të edukimit fizik përmes trajnimeve onsite dhe online, duke përfshirë rajone të ndryshme të vendit dhe duke nxitur një qasje më të standardizuar dhe bashkëkohore në edukimin për shëndetin.
Objektivat
01.
Vlerësimi i gjendjes së shëndetit dhe mirëqenies në shkolla, përmes analizës së indeksit të shkollave, pyetësorëve dhe identifikimit të nevojave të nxënësve në grupe të ndryshme moshe.
02.
Përmirësimi i kapaciteteve të stafit arsimor, veçanërisht të mësuesve të edukimit fizik, përmes trajnimeve onsite dhe online mbi qasjet bashkëkohore të edukimit për shëndetin.
03.
Nxitja e një sistemi shkollor më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, duke promovuar plane konkrete për mirëqenie në shkolla dhe duke standardizuar praktikat e edukimit shëndetësor në nivel rajonal dhe kombëtar.
Projektet nga AlbAccess
Koncerti “GLYKERIA LIVE” në Pogradec u realizua live, ku këngëtarja e famshme u shoqërua nga bandi i saj muzikor, pjesë…
Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje Program i Thelluar Trajnimi Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022–2029 synon të fuqizojë të rinjtë dhe…
Projekti Kulturo-Artistik Ndërkombëtar “Kur Muzika Lidh Dy Kultura” solli në Tiranë këngëtarin grek Harry Varthakouris në një koncert live për…
Projekti kulturo-artistik “The Rock Night by Niki and His Friends” u konceptua si një aktivitet muzikor artistik kushtuar Ditës së…