Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës”
- Vendi: Memaliaj
- Mbështetur nga: Ministria e Kultures, Turizmit dhe Sportit
- Mbështetur nga: Bashkia Memaliaj
- Edicioni i 3: 26-27 Qershor
Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës” është një ngjarje kulturore dhe artistike e dedikuar ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së trashëgimisë folklorike shqiptare. Festivali bashkon grupe folklorike, ansamble artistike, këngëtarë, instrumentistë dhe artistë nga treva të ndryshme shqiptare, duke krijuar një hapësirë për prezantimin e vlerave autentike të kulturës sonë kombëtare.
Përmes muzikës tradicionale, polifonisë, valleve popullore dhe aktiviteteve kulturore, festivali synon të forcojë lidhjen mes brezave, të promovojë identitetin kulturor shqiptar dhe të nxisë shkëmbimin artistik ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Njëkohësisht, ai kontribuon në promovimin e turizmit kulturor dhe të pasurive natyrore e historike të zonës së Memaliajt dhe Luginës së Vjosës.
“Jehona e Vjosës” shërben si një platformë e rëndësishme për ruajtjen e traditave, fuqizimin e jetës kulturore dhe vlerësimin e trashëgimisë shpirtërore që përfaqëson folklori shqiptar.
Objektivat
01.
Ruajtja e trashëgimisë folklorike dhe pastërtisë artistike
Duke promovuar vlerat burimore të folklorit shqiptar si pjesë e identitetit kulturor kombëtar.
02.
Ruajtja e trashëgimisë folklorike dhe pastërtisë artistike
Duke promovuar vlerat burimore të folklorit shqiptar si pjesë e identitetit kulturor kombëtar.
03.
Promovimi kulturor dhe turistik i zonës së Vjosës
Duke lidhur festivalin me vlerat natyrore të Parkut Kombëtar dhe duke gjallëruar jetën kulturore në Memaliaj dhe zonat përreth.
Projektet nga AlbAccess
Koncerti “GLYKERIA LIVE” në Pogradec u realizua live, ku këngëtarja e famshme u shoqërua nga bandi i saj muzikor, pjesë…
Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje Program i Thelluar Trajnimi Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022–2029 synon të fuqizojë të rinjtë dhe…
Projekti Kulturo-Artistik Ndërkombëtar “Kur Muzika Lidh Dy Kultura” solli në Tiranë këngëtarin grek Harry Varthakouris në një koncert live për…
Projekti kulturo-artistik “The Rock Night by Niki and His Friends” u konceptua si një aktivitet muzikor artistik kushtuar Ditës së…



