Projekti kulturo-artistik “The Rock Night by Niki and His Friends” u konceptua si një aktivitet muzikor artistik kushtuar Ditës së Rinisë.

Aktiviteti kishte në fokus muzikën rock dhe këngëtarë të rinj, duke rikthyer atmosferën e viteve magjike 80–90 përmes tingujve të kitarës, basit, baterisë, pianos dhe instrumenteve të tjera live.