- Data: 06.03.2026
- Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
- Mbështetur/financuar nga: Producent: Shoqata AlbAccess Open
Projekti Kulturo-Artistik Ndërkombëtar “Kur Muzika Lidh Dy Kultura” solli në Tiranë këngëtarin grek Harry Varthakouris në një koncert live për më shumë se dy orë.
Koncerti përcolli një mesazh dashurie, respekti dhe mirënjohjeje ndaj Shqipërisë dhe publikut shqiptar, duke vijuar traditën artistike dhe shpirtërore të trashëguar nga babai i tij, këngëtari i mirënjohur Yiannis Parios.
E ftuar ishte këngëtarja Niki Selmanaj. Në aktivitet morën pjesë edhe Filarmonia e Bashkisë Amfiloqias dhe Alban Tahiri Folk.