Pasurimi i Bibliotekave ne Burgje
“Pasurimi i Bibliotekave Ne Burgje” është një nismë sociale e AlbAccess Open e fokusuar në përmirësimin e aksesit ndaj leximit dhe dijes përmes dhurimit të librave dhe pasurimit të bibliotekave në institucione publike dhe të ekzekutimit të vendimeve penale. Projekti synon të nxisë rehabilitimin, edukimin dhe integrimin social përmes kulturës së leximit.
Ndalesat Nder Vite
IEVP Lezhë (15 Janar 2019) →
Nisma u zhvillua në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë, ku u realizua pasurimi i bibliotekës me libra të rinj. Aktiviteti u fokusua në rolin e leximit si mjet edukimi dhe reflektimi, duke mbështetur procesin e rehabilitimit për të dënuarit.
IEVP Fier (18 Nëntor 2019 →
Në IEVP Fier u vijua me të njëjtën nismë, duke pasuruar fondin bibliotekar dhe duke promovuar leximin si pjesë e zhvillimit personal dhe social. Aktiviteti theksoi rëndësinë e edukimit dhe ndryshimit pozitiv brenda institucioneve korrektuese.
Vlorë (12 Maj 2021) →
Nisma u zgjerua edhe në komunitet me pasurimin e bibliotekës publike në biblioteken publike Shevqet Musarai ne Vlorë. Projekti synoi të mbështesë lexuesit e rinj dhe të rritur, duke forcuar kulturën e leximit.
Projekte nga AlbAccess
Koncerti “GLYKERIA LIVE” në Pogradec u realizua live, ku këngëtarja e famshme u shoqërua nga bandi i saj muzikor, pjesë…
Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje Program i Thelluar Trajnimi Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022–2029 synon të fuqizojë të rinjtë dhe…
Projekti Kulturo-Artistik Ndërkombëtar “Kur Muzika Lidh Dy Kultura” solli në Tiranë këngëtarin grek Harry Varthakouris në një koncert live për…
Projekti kulturo-artistik “The Rock Night by Niki and His Friends” u konceptua si një aktivitet muzikor artistik kushtuar Ditës së…