Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës” rikthehet në Memaliaj më 26–27 Qershor

Memaliaj do të mirëpresë më 26–27 Qershor 2026 edicionin e tretë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe artistike që promovon trashëgiminë shpirtërore, folklorin dhe traditat autentike shqiptare.

I organizuar nga Shoqata “AlbAccess Open”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkisë Memaliaj, festivali do të mbledhë mbi 300 artistë, ansamble dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare, diaspora dhe hapësira mbarëkombëtare.

Përgjatë dy netëve artistike, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë interpretime të veçanta të këngës polifonike, valleve tradicionale, muzikës folklorike dhe krijimeve artistike që pasqyrojnë identitetin kulturor shqiptar. Festivali synon jo vetëm ruajtjen dhe promovimin e vlerave burimore të folklorit, por edhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj.

Programi nis më 26 Qershor me ceremoninë e hapjes dhe koktejin e mirëseardhjes në Sheshin “Minatori”, të ndjekur nga parada e grupeve pjesëmarrëse dhe ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit. Gjatë dy mbrëmjeve do të ngjiten në skenë ansamble dhe grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, diaspora shqiptare në Greqi dhe shumë artistë të njohur të traditës shqiptare.

“Jehona e Vjosës” është tashmë një traditë e rëndësishme për qytetin e Memaliajt dhe më gjerë, duke e kthyer qytetin në një qendër të promovimit të kulturës, folklorit dhe turizmit shqiptar. Edicioni i tretë premton dy netë të mbushura me emocione, traditë dhe art në zemër të Luginës së Vjosës.

Objektivat

01.

Ruajtja e trashëgimisë folklorike dhe pastërtisë artistike
Duke promovuar vlerat burimore të folklorit shqiptar si pjesë e identitetit kulturor kombëtar.

02.

Ruajtja e trashëgimisë folklorike dhe pastërtisë artistike
Duke promovuar vlerat burimore të folklorit shqiptar si pjesë e identitetit kulturor kombëtar.

03.

Promovimi kulturor dhe turistik i zonës së Vjosës
Duke lidhur festivalin me vlerat natyrore të Parkut Kombëtar dhe duke gjallëruar jetën kulturore në Memaliaj dhe zonat përreth.

Galeria e Projektit

Programi I Festivalit

Projektet nga AlbAccess

“Pasurimi i burgjeve”

Program i Thelluar Trajnimi – Vlerësimi i Jashtëm me Pjesëmarrje

“Kur Muzika Lidh Dy Kultura”

“THE ROCK NIGHT BY NIKI AND HIS FRIENDS”